Disa shkencëtarë nga Oxford kanë paralajmëruar se një mesazh i koduar që NASA po planifikon të dërgojë në hapësirë, mund ta vendosë planetin tonë në rrezik nga një sulm alien.

Mesazhi i koduar i quajtur “Beacon In The Galaxy” që NASA planifikon të dërgojë, ka të bëjë me informacionin rreth sistemit diellor, sipërfaqes së Tokës dhe njerëzimit në një pjesë të Rrugës së Qumështit të identifikuar si shtëpia më e mundshme e qytetërimeve jashtëtokësore.

Shkencëtari Ander Sandberg nga Instituti i të Ardhmes së Njerëzimit në Oxford, shpjegon për gazetën britanike The Telegraph se, megjithëse mundësia që mesazhi të arrijë tek alientët është mjaft e ulët, ndikimi është kaq i lartë sa që duhet marrë shumë seriozisht.

NASA nuk planifikon ta dërgojë vetë mesazhin, por në vend të kësaj propozon që ai të transmetohet nga teleskopë. Ekipi i studiuesve të këtij projekti bën të ditur se komunikimi me qytetërimet e mundshme aliene është një zhvillim tepër intrigues në eksplorimin e kozmosit.

Shkencëtarët janë përpjekur ndër vite të gjejnë prova jete në hapësirë, por deri më tani këto përpjekje kanë dështuar.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here