6.1 C
Pristina
Wednesday, May 18, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Sherri me grushta mes Luigj Gurakuqit dhe Faik Konicës!

Sherri me grushta mes Luigj Gurakuqit dhe Faik Konicës!

Faik Konica dhe Luigj Gurakuqi kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në revistën “Albania”.
Por pas shpalljes së Pavarësisë, rrugët e tyre u ndanë e madje, sikurse tregon Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij, mes tyre ka pasur edhe një sherr fizik ku u zunë me grushta në Durrës.
Në vitin 1922, ky sherr do të rikthehej në vëmendje në diskutimet që bëheshin në parlamentin shqiptar lidhur me caktimin e një deputeti të Vatrës së SHBA-së në parlamentin shqiptar.
Vatra në atë kohë drejtohej nga Konica dhe si rrjedhojë, deputetët gjatë diskutimeve nuk mungojnë t’i bëjnë “gjyqin” Konicës për disa kritika që ai kishte bërë ndaj shqiptarëve në shtypin e huaj.
Në këto diskutime, evidentohet edhe elementi i sherrit që kishte bërë me Luigj Gurakuqin. Ky i fundit, merr fjalën dhe del në mbrojtje të Konicës duke evidentuar rolin e tij në çështjen shqiptare.
“Po zotnij! Jemi zanë e mund të zihemi prapë por gjithmonë ball për ball e jo me sharje prapa kurrizit. Zihja personale nuk do më shtrëngojë kurrë të harroj shërbimet e tija” u shpreh Gurakuqi duke i dhënë fund këtij debati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments