Analisti Brad Lynch ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter, “renderët” 3D të dizajnit të mundshëm të “helmetës” nga projekti Meta Cambria.

Në tetor të vitit të kaluar, Facebook ndryshoi emrin, e kështu u shkri në Meta. Gjithashtu në një rast zbuloi veglat e para të realitetit virtual, ndryshe i njohur si projekti Cambria, transmeton Telegrafi.

Deri më sot, Meta ka shpërndarë vetëm disa detaje të “helmetës” së realitetit virtual në një video të shkurtër, ku shfaqet në si siluetë.

Ndërkohë, Meta ka njoftuar se produktet e Oculus do të ribrendohen duke u quajtur Meta Quest, megjithatë mbetet e panjohur nëse syzet e projektit Cambria do të lansohen nga Meta në Metaverse, dhe do të kenë një formë të tillë sikurse ato që Lynch i ka publikuar. /Telegrafi

/https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1514244197804609536&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fsyzet-e-realiteti-virtual-permes-te-cilave-meta-planifikon-fillimin-e-metaverse%2F&sessionId=a290a50c1185654c54f2b4191275cd782d33128a&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=500px

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here