Nga Jahja Drancolli

Mesazhe nga historia: Shqiptarët (Arnautët) kanë të njëjtin identitet etnik pavarësisht se cilës fe i përkasin. Këtë dukuri te shqiptarët e shekullit XIX, gjuhëtari dhe etnografi më i madh i Rilindjes Kombëtare Serbe, Vuk Karaxhiq (1787-1864), e shpjegoi kështu në vitin 1836: “Edhe ata (arnautët) kanë fe katoliko-romake (e ndoshta edhe ortodokso-greke), ndaj quhen të gjithë arnautë. Dhe le të themi se e urrejnë njëri-tjetrin pak, por sipas traditës së tyre, para popujve të tjerë jetojnë si vëllezër, sikur të ishin të gjithë të një feje. Kështu, një arnaut i fesë islame do të vriste dhjetë turq të vërtetë për një arnaut të fesë katolike-romake, ashtu sikurse një arnaut i fesë katolike-romake do të vriste dhjetë italianë për një arnaut të fesë islame”.
Pothuajse për shumë udhëtarë dhe studiues të shekullit të nëntëmbëdhjetë që kishin vizituar Shqipërinë, gjykohet njëzëri se ky fenomen shqiptar ishte unik për kushtet e Europës Juglindore dhe Qendrore në shekullin e nëntëmbëdhjetë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here