Aeroplanët transportojnë miliona udhëtarë në mbarë botën çdo vit, por gjithashtu ata bartin edhe mijëra udhëtarë të vdekur.

Disa pasagjerë mund të ndihen pak në siklet nëse do ta dinin se “nën ta” gjendet një arkivol. Për këtë arsye kompanitë ajrore përdorin nofka për të vdekurit, duke i quajtur që të gjithë me emrin “Jim Wilson”.

Nofka lejon shërbimet e transportit ose sipërmarrësit të thërrasin për një trup të vdekur pa e kuptuar askush.

Emri e ka prejardhjen nga arkat që përdoren për transportin e trupave.

Në raste të rralla trupat e vdekur thirren edhe HR, një shkurtim për “Human Remains” (mbetje njerëzore).

Rreth 50,000 trupa të vdekur transportohen me aeroplan çdo vit pasi njerëzit shpesh vdesin larg shtëpisë dhe duhet të transportohen drejt familjeve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here