Nga:Abdulla Mehmeti

Me pak fjalë, kjo urrejtje, në shumë raste me përmasa shovinizmi të papërmbajtur dhe racizmi buron nga arsimimi dhe edukimi i keq i këtyre njerëzve, indoktrinimi një periudhë të gjatë, i bartur brez pas brezi nga gjyshërit dhe baballarët e tyre, të frymëzuar me ideologji politike dhe fetare pansllave, rusomadhe, serbomadhe e grekomadhe, që ua ka errësuar horizontin e dijes dhe sensin për të vërtetën historike e shkencore, duke përhapur gjithmonë të pavërteta nga burimet e falsifikuara nga pushtetet, qarqet intelektuale të propagandës dhe kishat e tyre, sidomos gjatë regjimit komunist.
Nga kjo ndjenjë nuk është liruar deri në ditët e sotme as Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë Veriore, pa çka se ka në gjirin e saj edhe disa shqiptarë pa ndërgjegje kombëtare. Kjo mund të vërehet edhe gjatë ditëve të sotme si deklarohen akademikët sllavë nga Shkupi, të cilët nuk e njohin as gjenealogjinë e tyre familjare më përtej se dy breza, në lidhje me rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë Veriore, çfarë urrejtje patologjike dhe helmi shovinist përhapin kundër shqiptarëve vendës.
Si nuk mësuan asgjë këta njerëz nga historia e lashtë, as nga dijetarët e mëdhenj që i dhanë dije e dritë njerëzimit të botës, si Aristoteli, Ptolemeu dhe shumë të tjerë, të cilët kanë mbajtur plisa të bardhë pellazgë-ilirë-dardanë, siç i mbajnë shqiptarët sot dhe krenohen me lashtësinë dhe autoktoninë e tyre në këto troje, edhe përkundër urrejtjes nga disa fqinj të tyre shovenistë e racistë!
(2 prill 2022)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here