6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Një pjesë e eshtrave të Fishtës u hodhen në lum nga regjimi...

Një pjesë e eshtrave të Fishtës u hodhen në lum nga regjimi diktatorial në vitin 1967!

Nderim dhe homazh për At Gjergj Fishtën, në vendin ku i hodhen eshtrat “Viganit të Kombit”,ku bashkohen dy lumenjtë Buna e Drini, poshtë kalasë së Rozafës në Shkodër.
Të rinjtë e krahinës së Fanit Mirditë,(vendorigjinës së At’Gjergj Fishtës), me 6-vjeçarin Nikoll Prendi(gjeniun fishtian që interpreton gjithë “Lahutën e Malcis”), ekselenten Orjeta Domgjoni(Jerina),në drejtimin e Besnik Pacit dhe prof.Fran Përshefës, nderojnë imazhin e Fishtës në vendit ku u hodhën eshtrat e At’Gjergjit, gjatë vjteve të regjimit(20 mars 1967).
U perdoren varka per te shkuar saktësisht në vendin ku u hodhën eshtrat e Fishtës.
Regjimi diktatorial me 20 mars 1967 në vendin ku bashkohen dy lumejtë Buna e Drini, poshtë kalase të Rozafes në Shkoder, u hodhen një pjesë e eshtrave të Fishtës, ndersa pjesa tjeter u lanë në varrin e tij në menyre të fshehtë, falë klerikeve françekan, që i detyruan ti hapin varrin Fishtës. Pjesa e eshtrave te At’Gjergj Fishtës të mbetura në varrin e tij, janë të rrivarrosuna ne Kishën Franceskane ne Gjuhadol Shkodër, ne vitin 1996, ku rivarrimi asht ba ne prani te shume personave, ky fakt është e dokumentume dhe botuar nga At Zef Pllumi te libri i tij “Franceskanet e Mëdhaj”!
Kënga e re e At Gjergj Fishtes, realizuar në vendin ku i hodhën eshtrat Fishtës, poshtë kalasë së Rozafes në Shkodër, filloj në vendorigjinen e tij në Domgjon të Mirditës, dhe në vendlindjen e “Homerit Shqiptar”, në Fishtë të Zadrimes, dhe së shpejti do finalizohet.
Në realizimin e këngës së At Gjergj Fishtës, morën pjesë femijët e “Qendres Kulturore të Krahines të Fanit Mirditë”, vendorigjinës së Fishtës, nën drejtimin e profesorit të palodhur, artistit të folklorit Fran Pershqefa. Xhirimet e vidioklipit u realizuan nga dy të rinjve mirditor, artista të talentuar, vëllezerit, Andi dhe Roland Shqalshi, të njohur si 2BR.Fotot jan realizu nga mjeshtri fotograf Eris Nikolli.
At’Gjergj Fishta trashigoj historinë e një kombi ndër breza, dhe brezat do e kujtojnë dhe nderojnë përjetësisht imazhin dhe veprën e Vetëdijes së Kombit, Homerit Shqiptar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments