Me modernizimin e qyteteve në vitet ‘70-të në Kosovën e periudhës jugosllave, filloi eliminimi i arkitekturës osmane. Duke përfshirë këtu edhe shatërvanët, gjë që ndryshoi shtofin kulturor të qytetit.
Një ndër shatërvanët e mbetur në qytetin e Prishtinës është ai në mes të Xhamisë së Çarshisë dhe Muzeut të Kosovës.
I ndërtuar në fillim të shekullin XVIII, ky shatërvan konsiderohet si një ndër më të vjetrit. Dizajni i tij oktagonal, i përbërë nga panele të mermerit të dekoruara me rozeta dhe motive tjera nga bota bimore, në miniaturë shënon shembull të mirë të arkitekturës osmane. Përveç që prej tyre pihej ujë, shatërvanët kanë qenë të rëndësishëm për ritualin e pastrimit në marrjen e abdesit.
Për më shumë, ju ftojmë të hulumtoni arkivën tonë dixhitale dhe ta shkarkoni aplikacionin Prishtina Ecë.
1, 2, 3: Arkiva private e Ilir Kasnecit.


