6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KURIOZITETE Ëndërr e madhe/ Ky është fshati që dëshiron të bëhet shtet i...

Ëndërr e madhe/ Ky është fshati që dëshiron të bëhet shtet i pavarur

Mbi një kodër paqësore e piktoreske në rivierën italiane ndodhet një fshat i vogël me një ëndërr të madhe: të bëhet një shtet i pavarur.

Principata e Seborgës e ka tashmë flamurin, Himnin Kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën dhe sigurisht, edhe monarkun e vet. Dhe shpreson që një ditë të fitojë njohjen ligjore, të cilën e kërkon që prej viteve 1960.

Sidoqoftë, për momentin, Seborga është thjesht një katund në veri të provincës italiane Imperia, pranë Francës, me vetëm 300 banorë, në një sipërfaqe prej gati 13 kilometrash katrorë. Rruga që të çon në qendër të fshatit ka një kufi jozyrtar, ku qëndron flamuri dhe zakonisht edhe një i vetëshpallur roje kufitare.

FSHATI ITALIAN PA MAKINA 1024x576

E pozicionuar mbi kodër, nga Seborga sheh pamje spektakolare të rivierës, si dhe Principatës së Monakos, ndoshta mikroshteti më i famshëm në botë dhe frymëzimi i Seborgës për pavarësi.

“Avokatët po punojnë për këtë”, thotë Lartmadhëria e Saj, Princesha Nina e Seborgës. “Prandaj edhe unë u zgjodha Princeshë”.

Aty, monarkia nuk është e trashëgueshme, zgjedhjet mbahen çdo 7 vite dhe Princesha Nina është gruaja e parë që mban këtë post. E lindur në Gjermani, Nina Döbler Menegatto jetonte në Monako kur zbuloi Seborgën 15 vite më parë me ish-bashkëshortin e saj dhe ish-Princin, Marcello I, i cili abdikoi në vitin 2019. “Fillimisht, mendova se gjithë kjo histori ishte argëtuese dhe nuk e mora seriozisht”, thotë ajo. “Por më pas zbulova që është e vërtetë”.

italisht 1280x720

Pretendimet për pavarësi nisën në vitet 1960, kur Giorgio Carbone, mësoi mbi historinë e qytezës dhe gjeti diçka të befasishme. Seborga u ishte dhuruar fillimisht priftërinjve benediktinë në vitin 954, ndërsa në vitin 1729 ata ia shitën Mbretit të Sardenjës, e cila më pas do të bëhej pjesë e Mbretërisë së Italisë. Por, sipas Carbones, nuk ka asnjë akt shitjeje, pra Seborga nuk ka qenë kurrë ligjërisht pjesë e Italisë. “Është e vështirë të mendosh se, thuajse 300 vite më vonë, mungesa e dokumenteve të shërbejë si bazë e nismës ligjore për të marrë njohje”, thotë Graziano Graziani, ekspert italian në mikroshtete. “Sidoqoftë, komuniteti që beson në pavarësinë e Seborgës e bazon kërkesën pikërisht në këtë pikë”.

Gjykata Kushtetuese Italiane dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të të Njeriut, e kanë refuzuar më parë kërkesën e fshatit, por Princesha është e vendosur. “Sigurisht që nuk është çështje e lehtë”, thotë ajo. “Nuk do të ndodhë sot, apo nesër, por nuk është e pamundur. Shikoni si u realizua Brexit”.

Princesha Nina e pranon se e gjithë kjo histori i bën mirë biznesit. “Është diçka fantastike për turizmin, të mos e mohojmë. Kush nuk dëshiron të vizitojë një përrallë, të takojë princeshën dhe karrocën me kalë?”, thotë ajo.

banoret 1024x576

Princesha thekson se nuk ka asgjë të paligjshme në aktivitetet e “Principatës”, pasaportat janë thjesht për qejf dhe monedha vendase, Luigino, pranohet vetëm në dyqanet e fshatit, por jashtë tij, është vetëm një suvenir./A2CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments