Kuptimi fillestar i fjalës agjëroj vjen nga folja arabe saum me kuptimin “ndalem” dhe “pushoj” dhe me kuptimin figurativ “përmbahem” dhe “agjëroj”.

Muslimanët, hebrenjtë, të krishterët, hindusët, budistët dhe pasuesit e feve të tjera të mëdha gjithashtu agjërojnë në kohën dhe mënyrën e tyre specifike. Kuptimi fillestar i fjalës agjëroj vjen nga folja arabe saum me kuptimin “ndalem” dhe “pushoj” dhe me kuptimin figurativ “përmbahem” dhe “agjëroj”.

Njerëzit e kanë praktikuar atë me shekuj dhe kanë shijuar përfitimet e tij, tani studiuesit kanë konfirmuar se agjërimi ka përfitime të shumta shëndetësore. Njerëzit agjërojnë për të qenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Këtu janë 5 dobi të mahnitshme të agjërimit.

Disa studime kanë treguar që agjërimi mund të ndihmojë kontrollin e sheqerit në gjak. Mund të minimizojë rrezikun e diabetit. Ajo ndihmon edhe njerzit që janë më diabet duke përmirësuar nivelin e insulinës.

Agjërimi është jashtëzakonisht i mirë jo vetëm për trupin, por edhe për trurin tuaj. Disa studime kanë treguar që agjërimi mund të përmirësojë kujtesën.

Agjërimi është një mënyrë e shëndetshme e detoksikimit duke dëbuar elementë toksikë dhe shndërruar ato në energji.

Kur filloni të agjëroni, nuk ka ushqim të mjaftueshëm për t’u kthyer në yndyrna. Kjo është mënyra se si agjërimi ndihmon të humbni peshë.

Sipas një studimi, agjërimi mund të çojë në rigjenerimin e të gjithë sistemit imunitar dhe gjithashtu mund të ndihmojë në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Agjerimi djeg yndyrnat e ruajtura të trupit, kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar bakteret./abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here