Të veshur të dy me pallto, kapele në kokë, dhe një bastun në dorë Eqrem Çabej dhe Lasgush Poradeci duken kaq elegantë ndërsa shëtisin në një park, në Graz të Austrisë.

Fotoja është bërë publike nga vajza e Lasgushit, Maria.

Është e njohur miqësia që dy njerëzit e njohur të letrave kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ata kanë qenë të dy studentë në Graz.

LEXO EDHE:

http://inivos-dc.xyz/2022/03/27/cili-ishte-identiteti-yne-fetar-ne-periudhen-paraosmane-katolike-apo-ortodokse/

Ekzistojnë dhjetëra letërkëmbime që kanë shkëmbyer me njeri-tjetrin mbi magjinë e poezisë, apo Shqipërinë. Herë pas here, Maria bën publike detaje interesante nga jeta e poetit.

Pak kohë më parë Maria tregoi dhe një episod, teksa dy personazhet e njohur të letrave shqipe ndodheshin në një lokal, rrëfyer nga babi i saj. “Ishim të dy me Eqrem Çabeun në Graz (Austri). Ishim të dy studentë (vitet 1925-1926). Kishim gjetur për të ngrënë darkë një restorant të vogël, por shumë të mirë familjar. Në kuzhinë ishte gruaja, në banak ishte burri dhe vajza e tyre ishte kameriere. Na pëlqente shumë ushqimi aty.

Një natë, po hanim si zakonisht dhe po bisedonim. Lokali ishte plot dhe të gjithë hanin dhe flisnin me njeri-tjetrin dhe nuk ndiheshin. Ne, na kishte tërhequr aq shumë biseda sa nuk e kishim vënë re që po flisnim me zë të lartë. Po flisnim shqip. Dhe herë pas here aprovonim njeri-tjetrin duke thënë “po po” (ata që dinë gjermanisht do ta kuptojnë). E vumë re që klientët na shikonin si të habitur. Po ne, vazhdonim të flisnim me zë të lartë.

I zoti i lokalit (burri, që rrinte në banak), na u afrua e me zë të ulët dhe me shumë sjellje na tha që duhet ta ulnim zërin sepse po shqetësonim të tjerët që ishin duke ngrënë. Ne, nuk e konsideruam vërejtjen e tij dhe vazhduam duke folur me zë të lartë. Ata, klientët, dalëngadalë filluan të paguajë dhe e boshatisën lokalin duke na lënë vetëm. U turpëruam shumë dhe nuk shkelëm më kurrë në atë lokal”, tregonte Lasgushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here