6.1 C
Pristina
Friday, July 30, 2021
Home KËSHILLA Dhimbje koke dhe rrufë, si kuptohet prekja nga varianti Indian i koronavirusit

Dhimbje koke dhe rrufë, si kuptohet prekja nga varianti Indian i koronavirusit

Dhimbje koke, fyt i acaruar, rrufë: këto janë sot simptomat më të zakonshme të infekimit me variantin Indian të koronavirusit.

Profesori britanik Tim Spector shpjegon se prekja nga variant Delta ngjason më shumë me një të ftohur të keqe, sidomos tek moshat e reja. Por ndonëse ata vetë mund të mos sëmuren rëndë, sërish mbeten infektues dhe vënë në rrezik të tjerët. Simptomar klasike të Covid 19 janë kolla, temperature dhe humbja e nuhatjes apo shijes.

Profesor Spector shpjegon se këto shenja tanimë janë më pak të përhapura. “Simptomar po ndryshojnë. Ky varianti i ri është pak më ndryshe nga të tjetër. Njerëzit mund të mendojnë se thjesht janë ftohur pak dhe të vazhdojnë jetën e përditshme dhe takimet me njerëzit, duke u bërë përhapës të sëmundjes”, shpjegon eksperti.

Po kështu, një studim i Imperial College në Londër tregoi se në zonat ku mbizotërues ka dalë variant Delta, ka disa simptoma të tjera të lidhura me të si ethet, humbja e oreksit dhe dhimbja e muskujve.

Në Indi, sëmundja shpërtheu në muajt prill dhe maj duke shkaktuar një krizë të rëndë shëndetësore. nga aty, ky variant tani është kthyer në shtamin dominues dhe në Britaninë e Madhe dhe së fundi, po kërcënon edhe SHBA, ku kryeeksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Faucci i nxiti njerëzit të vaksinohen, sidomos nëse kanë marrë dozën e parë dhe ngurrojnë për të dytën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments