“Shkrimtari Ilir Malindi, me profesion avokat, i cili ka lindur në Skrapar, ka filluar të shkruajë diçka mbi disa fenomene enigmatike të konstatuara prej tijë në zonën e Tomorrit.
Pasi kishte lexuar disa shkrime të autorit Ben Shehut, të botuara në gazetën “ Shqiptarja.com” mbi UFO-t më telefonoi dhe shkurt me tha se të dhënat e shkruara në romanin “Ata nuk duhet ta dinë” janë interesante.

Madje ai me tha se për këto fenomene ka filluar që ti hedhë disa kujtime të vetat në shënime, synopsise, të cilat mund të përbejnë edhe thelbin e një libri të tijin në të ardhmen. Përveç fenomeneve të konstatuara nga të tjerë, Malindi më tha se ka disa raste të konstatuara nga vetë ai dhe miqtë e tijë që e bëjnë këtë UFO- llogjinë mjaft të pranishëm në zonën e malit të Tomorrit.

Po ashtu ai është shprehur edhe për avionin Mig, të rrëzuar. Ai e njihte rastin madje permendi edhe emrin e aviatorit nga Skrapari , që mesa i kujtohej quhej Veiz. Lamë një orë takimi dhe gjatë bisedës që zhvilluam, pasi u takuam, Malindi me njohu me disa detaje interesante.

Duke qënë se babai i tijë kishte qënë në një periudhe kohe Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së në Skrapar, ai ishte në dijeni, theksoi avokat Malindi, edhe të rasteve të tjera të denoncuara nga komunistë por edhe banorë të fshatrave të Skraparit, mbi UFO-t.

Por edhe Operativë të Sigurimit të Shtetit. Të dhëna të cilat janë relatuar edhe në Komitetin Qëndror te Sekretari Hysni Kapo. Vlen të theksohet se ky informacion interesant vjen nga një ish oficer i Shërbimeve Sekrete të asaj periudhe, sot shkrimtar me profesion avokat. Babai i të cilit kishte miqësi personale të ngushtë me Sulo Gradecin, shefin e sigurisë së Enver Hoxhës.

Avokat Ilir Malindi : Për UFO-t në Tomorr ishin vënë në dijeni Sigurimi i Shtetit, Hysni Kapo dhe Gogo Nushi.
Ilir Malindi, shkruan se ka qënë i ri në moshë kur në malin e Tomorrit ka rënë një avion MIG. Për të ka “ zjerë “ i gjithë Skrapari, thotë ai, pasi ngjarja ishte shume misterioze. Kur është rrëzuar avioni Mig 19,ai po shoqërohej me skuadrile nga 4 avionë të tjerë. Piloti, Veizi nga Skrapari vdiq dhe u gjet brenda në kabinën e avionit. Babit tim i kishte thënë Gogo Nushi se kishte ndodhur një fenomen i çuditshëm. Avioni ishte prerë si me thikë dhe se po të ishte përplasur në malin Tomorr, realisht ai do të ishte bërë copa copa. Vetë pilotët që e shoqëronin janë shprehur, sipas Malindit, në shtabin ushtarak se ju ishin bllokuar aparaturat e drejtimit të avionëve kur kishin parë një sferë vezulluese, që i kishte thuajse verbuar. Avioni u kishte humbur nga sytë dhe kishin humbur çdo lidhje me njeri tjetrin si dhe me komandën për disa minuta. Iliri thekson se këto fenomene përsëriteshin në atë zonë , dhe babai i tijë,primat partiak i rrethit, i kishte përcjellur këto informacionet për to, në Komitetin Qëndror te Hysni Kapo. Sigurisht në siglaturën “ Top Secret”.

Ngjarja në Kanionin e Pirogoshit
Malindi ka shënuar në kujtimet e tija se ai vetë ka përjetuar personalisht në Kanionin e Pirogoshit, mbi Corovodë një rast në vitin 1969. Mbasi kishin eksploruar shpellen e njohur të kësaj zone, kur ishin në ikje për në qytet, janë befasuar nga 2 objekte ndriçuese që ishin në formë rrethore dhe që reflektonin shumë në humneren e kanionit të Pirogoshit. Ata vazhduan të ndriçonin për një minutë, shkruan Malindi në kujtimet e veta dhe u shkëputën më pas rrufeshëm duke humbur në lartësi. I kishin parë shumë edhe në popullsinë e zonës dhe Corovodës dhe u fol gjërësisht në atë kohë. Po shume i dhanë karar se mund te kishte qënë ndonjë rraketë e Natos. Po ashtu edhe para 5-6 viteve në lartësinë e Cukës janë parë fenomene ndricuese. Të paspiegueshme. Malindi me tha në bisedë e sipër se kur i ati i tijë Teki Malindi shkonte në fshatrat e zonës së Tomorricës, në Gjerpës, ka pasur shumë fshatare që kishin kurajon ti tregonin disa raste dyshuese që ata kishin parë. Duke shkelur mbi rrezikun që mund tu vinte se po benin propogandë fetare. Pasi pas ketyre fenomeneve, sipas legjendave të hapura në zonë, mund të fshihej zoti. Po ka pasur edhe komunistë të veçantë dhe operative të sigurimit që i kanë deklaruar rastet e konstatuara. Iliri thotë se këto të dhëna depozitoheshin në dosje të veçanta si në Ministrinë e Brëndëshme, Por Tekiu i a ka relatuar edhe Hysni Kapos.

Fragmente të romanit Ben Shehut: Gjurmët e UFO-ve në arkeologjinë Shqiptare
Agroni hyri brenda në zyrë dhe mbylli derën. Kadriu ishte i shoqëruar me një person tjetër, ishte një djalë i ri, duhet të ishte rreth njëzetë e nëntë vjec, ishte ezmer dhe me ball të lartë, tregonte më i madh për moshën që kishte kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një xhaketë gri sipër ,pantallona ngjyrë të zezë.
-Goni, të prezantoj Zeqon, është arkeologu që vjen nga Durrësi, të kisha folur -i tha Kadriu.
Agroni zgjati dorën të takonte arkeologun.
– Hajde uluni tani dhe fillojmë të shikojmë dokumentat që na ka prure Zeqo-i ftoi Kadriu të uleshin dhe të tre zunë vend pranë tavolinës.
-Atëhere Zeqo, çfarë të rejash kemi?- e pyeti Kadriu Zeqon.
Arkeologu rreshtoi mbi tavolinë fotografitë që i kishte dorëzuar Kadriu dhe në çdo foto në krah vendosi nga një fletë të shkruar.
-Ja shoku Kadri, këto fotografi janë më interesante si përmbajtje dhe në të parën fotografi gjejmë materialin të shkruar në greqishten e vjetër; në këtë shkruar në latinisht dhe në këtë që është shkruar në gjuhën greqishte bizantine, në dy fotografitë e para gjejmë si temë marinarët që i luten perëndisë të detit që t’i lejojë një lundrim të qetë.
Vetëm – vazhdoi Zeqo – se gjejmë një diferencë në përshkrim që po e spjegoj: në shkrimin e parë të greqishtes së vjetër marinarët i luten Poseidonit që është perëndia e detit, dhe teksti është ky:
“ Poseidon, ti perendi që del nga uji me guackën tëndë të artë që shkëlqen dhe ngrihesh në qiell, aty ku janë majat e Olimpit…”
Agroni dhe Kadriu panë njeri tjetrin në sy pa folur dhe kthyen shikimin nga arkeologu që vazhdonte të spjegonte.
-Këtu, është përshkruar Poseidoni brenda në një guackë të artë që shkëlqen, është hera e parë që lexoj një përshkrim të tillë.
-Më fal Zeqo -e ndërpreu Kadriu –çfarë gjen ti të veçantë këtu?- tha Kadriu dhe kryqëzoi duart mbi tavolinë.
-E veçanta është sepse gjithmonë Poseidoni është përshkruar si perëndi i hypur në karrocë që e tërheqin kuajt e detit, ose kuaj normalë që ecin në sipërfaqen e detit, po kemi dhe përshkrime të tjera që ai është i shoqëruar nga delfinët.-vazhdoi arkeologu,- dhe pa ndërprerë idetë etij tha: – kurse në fotografinë e dytë që është shkruar në latinisht nga marinarët kemi këtë tekst:
“ Të falenderojmë Neptun, ti perëndi që dole nga fundi i detit, dhe u ngrite në qiell si një sferë e artë dhe na ndriçove rrugën në mes të dallgëve…”
-Siç duket në këtë tekst, ata falenderojnë Neptunin që i shpëtoi nga stuhia në det të hapur dhe anija gjeti strehim, edhe këtu perëndia e detit, Neptuni, që romakët si figurë e kanë marrë nga grekët, dhe ka të njejtat karakteristika, por edhe në këtë përshkrim ai udhëton në një sferë të artë, del nga uji dhe i bën dritë duke i treguar rrugën ku të strehoheshin. Siç shihet edhe këtu perëndia e detit nuk udhëton me karrocën e tij të tërhequr nga kuajt , -vazhdoi duke spjeguar arkeologu.
-Më fal se të ndërpres, por ka ndonjë diferencë vitesh në të dy shkrimet? -e pyeti Agroni arkeologun.
-Po, ja të shikoj se e kam të shkruar në një fletë tjetër – u përgjigj arkeologu dhe filloi të kërkonte në mes të disa fletëve- ja ku është, e gjeta, pra kemi një diferencë gati treqind vjeçare midis dy shkrimeve të para –i’u përgjigj arkeologu pyetjes se Agronit.
Agroni hodhi shikimin nga Kadriu dhe u mbështet në karrige, ndezi një cigare dhe vazhdoi të dëgjonte arkeologun.
-Kurse në fotografinë e tretë kemi shkrimin në gjuhën greqishto -bizantine dhe këtu marinarët apo peshkatarët për saktësi i luten perëndisë që te shpëtojë rrjetat e tyre nga njerëzit peshq; nuk di po kështu arrita t’a përktheja, duket absurde po nuk ka spjegim tjetër. Kam shfletuar edhe tekste të tjera po ky është spjegimi përfundimtar –përfundoi arkeologu.
-Po mirë Zeqo, ke gjetur ndonjë referim në shkrimet e tjera, që përshkruajnë gjirin e Vlorës, ose diçka rreth e rrotull? -e pyeti Kadriu arkeologun.
-Po në lundrimet në lashtësi, bëheshin gjithmonë jo shumë larg tokës, sepse krijonin largime të rrezikshme ose ne rast se duhej të furnizoheshin me ujë ose ushqime dhe kur prishej koha ose fillonte era, mund të strehoheshin në ndonjë gji bregdetar për t’u mbrojtur nga dallgët. Në qofte se marinarët duhet të kenë parë ndonjë gjë dhe e kanë shkruar, duhet t’a kenë parë nga afër, sepse aty kane lënë shkrimet dhe ajo s’ mund të ishte vetëm ndalesa e parë, që ata bënin- përfundoi arsyetimin arkeologu.
-Si arsyetim qëndron, dhe jam dakort me ty Zeqo, apo jo Goni, a mos ke ndonjë pyetje?-i’u drejtua pastaj Agronit Kadriu.
-Jo për momentin, jo-i’u përgjigj Agroni.
-Ah, Zeqo, dua të pyes se mos harroj, po nuk ka të bëjë si pyetje për këtë që po flasim, ke gjetur në një set arkeologjik, afër fshatit Qerret të Kavajës dy sfera qelqi, më duket?- e pyeti Kadriu.
Arkeologu nuk e priste si pyetje por nuk e dha veten.
-Po shoku Kadri, kemi gjetur dy sfera qelqi të ndryshme në dimension midis tyre, dhe njera është njëzet centimetra si diametër dhe tjetra pesëmbëdhjetë centimetra; po të shikosh madhësinë e sferave mendon se duhet të jenë të rënda por kur i ke në dorë janë të lehta; ne themi që janë prej qelqi por nuk dimë se çfarë materiali është, në sipërfaqe ka disa shenja që nuk arrijmë t’i deshifrojmë. –i’u përgjigj arkeologu.
-Mund të më nisësh ndonjë fotografi Zeqo, dua t’i hedh një sy, si janë këto sfera dhe çfarë periudhe të lashtësisë janë?-e pyeti sërish Kadriu.
-Si varr është etrusk, dhe duhet të jetë si periudhë 2000-2400 vjet përpara, po j’ua dërgoj sa më shpejt shoku Kadri.-i’u përgjigj arkeologu.
Atëhere mendoj se u sqaruam përsa i përket fotografive, shoku Zeqo dhe shumë faleminderit, dhe nëse do kemi nevojë akoma për ty, do lidhemi me telefon, në rregull?-i tha Kadriu dhe u ngrit në këmbë duke spostuar me dorë karrigen mbrapa.
U ngrit dhe Agroni në këmbë dhe u larguan disa hapa nga tavolina, gjatë asaj kohe arkeologu po mblidhte materialin dhe e sistemoi në dosje dhe e la mbi tavolinë.
-Asgjë, shoku Kadri, faleminderit që ju vlerësuat punën time-i’u përgjigj arkeologu.
Ndërkohë trokitën në derë dhe Kadriu e hapi, ishte major Petriti që do të shoqëronte arkeologun jashtë ministrisë. Kadriu dhe Agroni përshëndeten arkeologun që po largohej dhe major Petriti mbylli derën. Agroni u ul në karrige, ndezi një cigare dhe po shikonte Kadriun që ishte afruar pranë dritares dhe me dorën e majtë kishte spostuar perden që të shikonte jashtë.
-Hajde t’a marrësh vesh, po t’a kisha lexuar më përpara që perëndia e ujit dilte nga uji me një sferë të artë do mendoja që janë fantazi, kurse tani e mendoj ndryshe, nuk mund të jetë vetëm një koinçidencë-foli Kadriu pa e kthyer kokën nga Agroni dhe vazhdonte të shikonte jashtë nga dritarja.
-Çfarë nuk është vetëm koinçidencë?- e pyeti Agroni i habitur.
Kadriu u largua nga dritarja dhe me duart në xhepa me kokën pak të ulur bëri disa hapa nëpër zyre, kishte shikim të ngrysur.
-Sepse Goni, atë sferën e artë e kanë parë kur u bë stërvitja e përbashkët në gjirin e Vlorës, -i’u përgjigj Kadriu.
Agroni kishte hapur sytë dhe pak gojën në shenjë çudie.
–Megjithëmend e ke ti?-e pyeti Agroni.
Kadriu tundi kokën dhe ndaloi në mes të zyrës dhe tha:
-Kur artileria bregdetare hapi zjarr, e mbështetur nga nëndetëset dhe katërsilirusat në drejtim të anijes së vjetër që e kishin vënë si shenjë për t’u qëlluar, nja dy-tre milje me larg dolën nga deti tre sfera të shndritëshme dhe u larguan me shpejtësi të paparë. Nëndetëset me sistemin akustik të përgjimit, dalluan që jo shumë larg ishte edhe një nëndetëse spiunazhi amerikane. Efektivit të nëndetëseve i’u urdhërua kategorikisht që mos të hapnin zjarr, po të bënin manovra për t’a larguar nëndetësen amerikane dhe e kane shoqeruar deri ne ujrat nderkombetare ku kishin ndeshur dhe nje kryqezor amerikan qëpo i kontrollonte nga larg…megjithëmend nuk di çfarë të mendoj-i tha Kadriu Agronit.
-Atë që ne e morëm vesh sot, nga arkeologu ynë, te huajt kushedi sa kohë më përpara e kanë si informacion, -shtoi Agroni.
-Po mirë Gono, në qoftë se janë UFO, sa vite paskan në tokë këta? -e pyeti kkadriu.
-Shumë mendoj, në qofte se teoria e amerikanit është e vërtetë- u përgjigj Agroni.
-Çfarë teorie ?-e pyeti Kadriu.
-Po koloneli rus po më spjegonte që është teoria e alienëve ose UFO – ve, që në lashtësi qytetërimet antike kanë pasur kontakte me alienët, bile ai ishte i bindur që alienet vizitojnë akoma tokën, dhe kanë interese në pika te veçanta, gjë që mund t’a themi, nëse është e vërtetë edhe për gjirin e Vlorës,-mbaroi spjegimin Agroni dhe ndezi një cigare.
-E pra, se kemi pak halle me tokësoret, na duheshin dhe UFO-t që të bëhemi lëmsh-i’u përgjigj Kadriu dhe të dy filluan të qeshnin.
Agroni u çua nga karrigja, fiku cigaren dhe tha :
-Unë po iki në zyrë Kadri, të vazhdoj me raportin, po kur mund të lemë takim me ministrat?-pyeti Agroni.
-Ja do flas me ministrin tonë, për nga java që vjen besoj-i’u përgjigj Kadriu, vazhdoi -dhe diçka Kadri, shiko se mos na gjen ndonjë material mbi UFO -t, që të fillojmë e të dime më shumë dhe ne,-i tha Agroni.
-Do interesohem, mirë Goni?-i’u përgjigj Kadriu dhe e shoqëroi tek dera.
-Hajt se shihemi Kadri, mirupafshim -e përshendeti Agroni.
-Mirupafshim Goni-i’u përgjigj Kadriu.
Agroni arriti në zyrën e tij, ndezi një cigare dhe ul pranë makinës së shkrimit dhe filloi të shkruante. Agroni ndërpreu së shkruari kur ndjeu që e kishte marrë uria; fërkoi sytë dhe kaloi dorën tek mjekrra që ishte bërë për t’u rruar. I hodhi një sy orës dhe u çudit kur pa që ora kishte shkuar 8.00 e darkës. U ngrit nga karrigja, lëvizi krahët për t’u çmpirë; vuri kapelen në kokë, veshi xhupin dhe doli nga zyra.
Mbas pak Agroni po ecte në bulevard dhe po shikonte të ndalonte për të ngrënë darkë në ndonjë restorant. Te nesërmen në mëngjes në orën 11.30, raporti i dytë për rrëzimin e avionit ishte gati. Mbasi sistemoi të gjitha fletët, Agroni mori një dosje jeshile dhe i vendosi brenda, u afrua tek dritarja dhe ndezi një cigare dhe po shikonte shiun që binte pa pushim. Mbasi mbaroi cigaren e fiku tek tavlla e duhanit, ngriti dorezën e telefonit e formoi numrin e çentralistes së ministrisë që t’i kalonin në telefon Kadriun.
-Alo Kadri, Goni jam, dëgjo raporti është gati, kur të duash e kur të kesh kohë ta bie t’i hedhesh një sy- i tha Agroni.
-Po, shumë mirë, ngjitu sipër tek unë se dua të flas dhe për diçka tjetër- i tha Kadriu.
-Po erdha-i’u përgjigj Agroni dhe uli dorezën e telefonit mbi aparat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here