6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KURIOZITETE Besojeni ose jo, ky që shihni në foto është një ari deti!

Besojeni ose jo, ky që shihni në foto është një ari deti!

Është në fakt njëra nga krijesat më të çuditshme në planet dhe shumë pak njerëz e njohin. Kafshët me përmasa mikroskopike, të quajtura arinjtë e detit, ose të njohur shkencërisht si “targigrade”, kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të duruar ndryshimet ekstreme të ambjentit.

Tardigradët, janë të vegjël dhe kanë 8 këmbë mikroskopike. Organizmi i tyre i veçantë u jep mundësinë që të mbijetojnë ndaj temperaturave shumë të larta ose shumë të ulëta apo edhe ndaj mungesës së ajrit në hapësirë. Për shkak të këtyre aftësive të pazakonta, ata konsiderohen si “të pashkatërrueshëm”.

Pikërisht kjo karakteristikë e tyre i ka nxitur shkencëtaret të studiojnë më nga afër arinjtë detit. Profesori amerikan, Juan de Pablo, shprehet se ideja i lindi kur lexoi se çfarë ndodh nëse “than” një tardigrad. Kur shkencëtarët provuan t’i hiqnin atij të gjithë ujin që përmbante organizmi, ky i fundit u shndërrua në “xham”. Me pak fjalë, ai prodhoi një tip special molekule të quajtur “bioxhami”, që shërbente për mbajtjen sëbashku të molekulave dhe proteinave, deri në hidratimin e rradhës. Një gjendje që mund të zgjasë deri në 30 vjet dhe ata gjithsesi të mbijetojnë.

Nëse biologët arrijnë të zhvillojnë në kushte artificiale mekanizmat që përdorin arinjtë e detit për të mbijetuar, atëhere ky do jetë një hap shumë i rëndësishëm në shkencë. Prej tyre do mund të krijohej “superxhami”, një material që do ndryshojë tërësisht ndërtimin e kompjuterave, apo edhe krijimin e vaksinave që durojnë në kushte ekstreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments