Nga Albert Vataj

Pakkush nga ne nuk e njeh gjeniun e përmasave botërore, Nikola Tesla, ambicia e të cilit guxoi të tejkalonte çdo limit të dijes së deriasokohëshme, dhe jo vetëm. I dha botës disa nga shpikjet më gjeniale, të tjera që pretendoheshin se ishin përvetësuar ose blerë nga Thomas Edison, dhe projekte që arritën të mbetin vetëm si të tillë, për të mund të imagjinuar se çfarë i zhduk në punët e tij kërkimore dhe studimet, të cilat ju konfiskuan si shënime nga CIA, kur ai, mendja më gjeniale e kohës, ju dorëzua vdekjes në qilarin e një hoteli ku jetonte. Ndërsa e kemi përcjellë me kërshëri dhe adhurim atë që la Tesla, atë çfarë ai ishte dhe deriku guxoi kjo dije e skajshme, do të befasoheshim nëse do të mësonim se ai ishte pinjoll i një familje shpikësish dhe mendjesh vizionare, ku padyshim nëna e tij përbën personazhin më të veçantë të kësaj të vërtete.

Nëna e Teslas, Georgina Djuka Tesla, ishte frymëzimi i tij më i madh dhe përgjegjës për ndezjen e dashurisë së tij për të punuar me energji elektrike. Kur ai ishte ende fëmij, ajo shpikte pajisje të vogla elektrike në kohën e saj të lirë, duke përfshirë një rrahës mekanik të vezësh. Babai i Teslës, një shkrimtar dhe poet i talentuar, ishte një prift dhe këmbënguli që djali i tij të ndiqte gjurmët e të atit, ëndërr e shumë prindërve. Vetëm kur Nikola Tesla ishte 17 vjeç dhe u sëmur nga kolera, babai i tij i premtoi djalit se nëse arrinte të mbijetonte ai mund të ndiqte universitetin dhe të studionte për inxhinieri. Por kulmor në ëndrrat e të riut Nikola do të thureshin në shpirtin dhe dashurinë e nënës.

Cila ishte Georgina Đuka Tesla
Georgina Đuka Tesla, nëna e Nikola Teslas, u lind në fshatin Tomingaj më 1822 në familjen e priftit ortodoks serb, Nikola Mandiç (1800-1863), pas të cilit Tesla mori emrin e tij. Nëna e shpikësit të madh, Georgina vinte nga një nga familjet më të vjetra në zonë, një varg shpikësish. Ajo ishte një grua tipike e kohës së saj. Pozicioni i saj në shoqëri ishte i përulur si e çdo gruaje tjetër, pavarësisht aspiratave që dallonte çdonjëren.
Babai dhe gjyshi i saj kishin shpikur shumë mjete për shtëpinë, bujqësinë dhe qëllimet e tjera. Ajo ishte më e madhja nga tetë motrat dhe vëllezërit dhe duhej të kujdesej për fëmijët më të vegjël, pas vdekjes së nënës së tyre, dhe si e tillë ishte e vetmja që nuk shkoi në shkollë.
Pavarësisht gjithçkaje, nëna e Teslës ishte një grua me të vërtetë veçantë, me aftësi, guxim dhe forcë të rrallë karakteri, e cila përballoi çdo stuhi dhe kapërceu shumë sprova të vështira.
Tesla e quajti nënën e tij një shpikës të klasit të parë dhe besoi se ajo do të kishte arritur shumë më shumë dhe do të zhvillonte dhuratat e saj, nëse nuk do të ishte ndarë aq shumë nga jeta bashkëkohore dhe mundësitë e saj. Ai gjithmonë fliste për të në një mënyrë të ngazëllyer dhe theksoi se, ashtu si ai, ajo kishte prirjen e zbulimit, një dhuratë që ai e konsideronte se e kishte marrë prej saj.
Geogina Đuka Tesla punoi pa u lodhur nga agimi deri natën vonë, arriti të zbulonte pajisje të ndryshme në familje dhe ajo ishte e njohur për mjeshtërinë e saj. Ajo shpiku dhe përpunoi vegla dhe pajisje të ndryshme. Endi modele të bukura me fije që i kishte bërë vetë. Edhe pas moshës 60-vjeçare, gishtat e saj mbetën mjaft të shkathët. Geogina Đuka mbolli farëra, rriti bimë dhe ndau fibra, kështu që një pjesë e madhe e rrobave dhe orendive në shtëpi ishin punë e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here