6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Në lidhje me Kodin Civil Osman të reformuar pas Tanzimatit

Në lidhje me Kodin Civil Osman të reformuar pas Tanzimatit

Nga Agron Islami

Kodi Civil Osman i hartuar me 1858 është inspiruar nga kodi civil i Francës. Por që për nga përmbajtja nuk i ngjanë aspak kodit Francezë. Kështu edhe do të duhej të ishte, meqë kodet civile hartohen në atë mënyrë që i plotësojnë kërkesat e shëndosha të qytetareve. Njëri ndër hartuesit e këtij kodi ishte njëri nga Juristët më të njohur osman Ahmet Xhevdet Pasha, i cili u përkujdes që të hartoj një kod që nuk bie ndesh me asnjë konditë të ligjit të sheriatit. P.sh. neni 202 për ata që bëjnë zina (amoralitet) dhe e shpërfaqin atë në publik parashihte dënim me 3 vite burgim dhe dënim me pagesë prej 1 deri në 10 alltën mexhidje; Ngacmimi me fjalë (qoftë ndaj femrave apo meshkujve) dënohej me burgim nga 1 javë deri në 3 muaj; Prekja e tjetrit/tjetrës me qëllim ngacmimi nga 3 muaj deri në 1 vit.
Ndërsa, dylber/dylberizëm-i në logjikën e poetëve osman ka kuptimin e mashkullit të bukur dhe nuk ka asnjë lidhje me homoseksualizmin, siç po pretendohet sot. Sidomos kur dihet se sipas parimeve të legjislacionit osman homoseksualizmi ishte i dënueshëm me ligje që ishin hartuar që nga hartuesi i pare i kanuneve osmane, Sulltan Mehmeti i Dytë Fatihu (1451-1481), e deri në kushtetutat e Republikës moderne të Turqisë të viteve 1926, 1936.
Për Kodin Civil Osman dhe Trashëgimin Juridike osmane në Shqipëri 1912-1929 shih punimin e Hasan Bellos në link.

https://www.zaninalte.al/…/mexheleja-kodi-civil-osman…/

Në foto Ahmet Xhevdet Pasha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments