Çfarë është sistemi raketor që po e vendos Britania në Poloni?

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin raketor, Sky Sabre në Poloni, bashkë me 100 trupa ushtarake, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Ai ka thënë të enjten se ky vendim është marrë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake nga “agresioni i mëtejmë i Rusisë”.
Polonia është anëtare e NATO-s dhe Mbretëria e Bashkuar edhe pjesë e saj po ashtu.
Çfarë është ky sistem?
I përshkruar nga Mbretëria e Bashkuar si “sistemi më i ri për mbrojtje ajrore”, ai besohet se ka kapacitet për të goditur një objekt me madhësi të topit të tenisit që niset me shpejtësinë e zërit.

Sipas ushtrisë britanike, sistemi përfshin tre komponentë: një radar mbikëqyrjeje 3D, menaxhim të betejës – inteligjencë, si dhe një lëshues raketash.
Sistemi i mundëson Polonisë që ta mbrojë veten nga aeroplanët luftarakë, raketat dhe bombat.
Ndryshe, më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here