“Atlas of Dark Destinations” (Atlasi i Destinacioneve të Errëta), është një libër i veçantë, i cili përshkruan dhe liston mbi 300 vende në 90 shtete, të konsideruara si “Site të turizmit të errët”. Autori Peter Hohenhaus shpjegon se “turizmi i errët” është një mënyrë për të mësuar më shumë rreth historisë.

“Vetëm mendoni për këtë: nëse keni vizituar ndonjëherë një muze përkujtimor ose keni qëndruar pranë varrit të një personi të famshëm, atëherë edhe ju keni vizituar një vend të turizmit të errët”, thotë ai. Atlasi rendit vende, muze, varre, mbetje arkeologjike, tunele apo bunkerë, duke u vendosur edhe “vlerësimet e errëta” me pikë nga 1 në 10.

Fotogaleria rendit vetëm disa prej këtyre vendeve që shpjegohen me detaje në vepër:

1.Muzeu i Aviacionit Pearl Harbor, Ford Island. Vlerësimi i errët 4/10

2. Muzeu i Shkencës dhe Historisë Bërthamore, Albuquerque, New Mexico. Vlerësimi i errët 7/10

3. Le Redoutable, Cherbourg, Normandi, Francë. Vlerësimi i errët 7/10

4. Mimoyecques, Pas-de-Calais, Francë. Vlerësimi i errët 7/10

5. Muzeu Flanders Fields, Belgjikë. Vlerësimi i errët 7/10

6. Kehlsteinhaus, iu dhurua Hitlerit për ditëlindjen e tij të 50-të/Atraksion i njohur turistik gjatë sezonit të verës.

7. Pjesë e tunelit nëntokësor dhe kompleksit të bunkerit në Obersalzberg/Vendi i preferuar i Hitlerit.

8. Porta e ish-kampit të përqendrimit Natzweiler-Struthof, Francë

9. Hohenschonhausen, rrethi i Lichtenberg në Berlinin Lindor, Gjermani. Vlerësimi i errët 9/10

10. Bukuresht, Rumani. Vlerësimi i errët 5/10

11. Riga, Letonia Qendrore. Vlerësimi i errët 5/10

12. Çernobil, Ukrainë. Vlerësimi i errët 10/10

13. Sarajevë, në qendër të Bosnjës Jugore. Vlerësimi i errët 8/10

14. Muzeu i Stalinit, Gjeorgji. Vlerësimi i errët 5/10

15. Muzeu Memorial i Paqes në Hiroshima, Japoni. Vlerësimi i errët 10/10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here