6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KULTURË Dostojevski: ”Të gjithë, kemi dalë prej Kapotës së Gogolit!!!”

Dostojevski: ”Të gjithë, kemi dalë prej Kapotës së Gogolit!!!”

Ndër autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore, Gogoli ushtron një magjepsje të parezistueshme për lexuesit e të gjitha moshave./Konica.al

Nikollaj Vasiloviç Gogol-Janovskij lindi në një familje të vogël pronarë tokash në 1809, në Velyki Sorocynci, një fshat në Ukrahinën e sotme. Gjithmonë dashamirës i letërsisë, i riu Nikollaj filloi të shkruante zyrtarisht në vitin 1825, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Kur u zhvendos në Petërburg për të punuar si nëpunës, ai iu përkushtua me zell veprimtarisë letrare. Veprat e para, nuk u pritën pozitivisht nga kritika. Një idil në vargje, shkruar në 1827, me pseudonim, nuk i bind lexuesit dhe Gogoli niset drejt Gjermanisë, duke shpresuar të harrojë zhgënjimin e hidhur. Shkrimtari nuk dorëzohet. Kthehet më i fortë dhe më i sigurt se më parë. Në vitin 1831, ai botoi një vepër që e shenjtëroi: “Vigjilje në fermën afër Dikankas”. Prej këtij momenti, Gogoli shkruan pandërprerë tregime, romane dhe ese, të cilat, të paharrueshme, do të hyjnë me të drejtë në standardin e letërsisë botërore. Jeta e këtij shkrimtarit është një shembull guximi dhe këmbënguljeje: kurrë mos u dorëzo, nëse dëshiron dhe e do diçka me gjithë zemër. Pra, sot kemi mundësinë të lexojmë faqe shumë të gjalla të lindura nga pena e një autori po aq të gjallë, që sidomos sot duhet ta njohim./Konica.al

Pse është e rëndësishme, ta lexoni Gogolin?

Dostojevski pohonte se “ne të gjithë, kemi dalë nga Kapota e Gogolit”. 

Në të vërtetë, të gjithë shkrimtarët rusë i detyrohen një borxh të madh Nikollaj Gogolit. Askush nuk e ka ndarë ndonjëherë kritikën si ai. “Kapota” përfaqësonte një çast vendimtar në letërsinë ruse, aq sa  disa e kanë quajtur pikënisjen e “filantropizmit” rus, kurse të tjerët e interpretuan si lojë letrare që synon ironinë dhe eksperimentimin. E sigurt është se “Kapota”, si dhe faqet e tjera që gjenden në “Tregimet e Petërburgut”, romani “Frymë të vdekura” apo shkrime të tjera të autorit, përbëjnë një shembull sesi letërsia bazohet në jetën reale, duke e shndërruar atë një kryevepër të panjohur: vetëm kjo do ta bënte leximin e veprave të Gogolit një aktivitet të domosdoshëm. Ironia e lehtë, qyteti i shkatërruar dhe në të njëjtën kohë energjik, situatat absurde të përshkruara realisht me shumë detaje, janë shenjat dalluese të veprave të Gogolit. Me penën e tij të pagabueshme, autori përshkruan situata paradoksale dhe personazhe karikaturë në një Petërburg në gremisje. Shoqëria protagoniste e tregimeve dhe romaneve të Gogolit është e kalbur, e reduktuar në një gjendje vegjetative dhe është tragjikisht zbavitëse të dëshmosh ngjarjet disi realiste, disi magjike dhe sureale që banojnë në faqet e shkrimtarit. Në të vërtetë, grotesku, së bashku me përvojën e përditshme, është protagonisti më i madh i krijimtarisë letrare të Gogolit: jetës së trishtuar, dramatike dhe disi të vdekur të petërburgasve nuk i mungon humori, që kur zyrtari Akakij Akakieviç Basmaçkin mbledh gjithë kursimet e veta që të mund të të përballojë një pallto të re, me shpresën se falë saj do të admirohet nga kolegët. Sa shpesh kërkojmë miratimin e dikujt dhe sakrifikojmë një pjesë tonën, për ta marrë?

Ideja e romanit “Frymë të vdekura” vjen nga një lajm që ka ndodhur vërtet dhe përshkruan një situatë që nuk mund të ishte më bashkohore: një njeri zbaton një plan të neveritshëm për të marrë pasuri dhe pushtet, por ka nga ata që janë më të babëzitur dhe më të ligj se ai. Kështu, ikja mbetet e vetmja zgjidhje. Njerëz të këqij, burra shumë të këqij, burra që dorëzohen, futen në grackë ose ngacmohen nga burra të tjerë. Asgjë më reale dhe bashkëkohore, e shprehur me mjeshtëri  me penelata humori./Konica.al

Nikollaj Gogol është po aq i dashur sot, sa në të kaluarën. 

Në të vërtetë, ka shumë arsye. Ndoshta është e tepërt t’i përmendim: Është një klasik i letërsisë; ai është një njohës i thellë i shpirtit njerëzor; ai është një njeri i fortë dhe ironik; ai është një shkrimtar me talent të papërshkrueshëm; është piktor, sepse me fjalët e tij sjell imazhe të gjalla e të fuqishme; ai është trim, sepse nuk u dorëzua kurrë; ai është një vëzhgues i shkëlqyer, sepse ka mundur të përfaqësojë jo vetëm realitetin e kohës së tij, por të të gjitha epokave, duke përdorur satirën dhe groteskun.

Ai është një mjeshtër, nga i cili kanë nxjerrë shkrimtarët e mëdhenj rusë, por edhe autorët e të ashtuquajturit “realizëm magjik” dhe prej të cilit, kemi fatin të nxjerrim edhe ne, në një moment ku tragjizmi i ngjarjeve, duket sikur nuk lë vend për bukurinë dhe të qeshurën./Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments