Në verën e vitit 1900, Shahin Teki Ypi-Kolonjën, e emëruan në Malin e Shenjtë (Atos), me detyrën e Kajmekamit. Edhe këtu, biri i Kolonjës, do të rrëfente se ishte shqiptar i madh, ngase në Malin e Shenjtë kishte me qindra shqiptarë. Shahini i mblidhte ata fshehurazi në shtëpinë e tij dhe u lexonte librin e shenjtë të Sami Frashërit, “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet“. Shahini luftoi vendosmërisht kundër murgjërve rusë, të cilët nën petkun fetar kërkonin të pushtonin me prurje të tjera rusësh, Malin e Shenjtë. Por si Kajmekam (Nënprefekt), atdhetari u bë pengesë e pakapërcyeshme për ardhjen e tyre. Qeveria e Carit, u detyrua të ndërhynte te Sulltani, që të largohej prej andej arnauti (shqiptari) Shahin. Sulltani u përkul përpara Carit rus dhe e largoi prej andej Shahinin, por gjithsesi figura e kolonjarit atdhetar, sa vinte e lartësohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here