Monumenti i Çerçiz Topullit u ngrit në Gjirokastër në 8 shkurt të vitit 1934. Ky monument është realizuar nga Odhise Paskali ndërsa financimi u mundësua nga kontributi i shqiptarëve brenda e jashtë vendit.
Revista Minerva (1932-1936), një revistë letrare, në numrin e 15 majit të vitit 1934 jep detaje interesante e foto të ceremonisë së ngritjes së shtatores por gjithashtu përmban edhe një shkrim të Xhevat Kallajxhi si nismëtar për realizmin e kësaj sipërmarrje.
Kallajxhi, gazetari shqiptaro-amerikan, shkruan se në vitin 1927 ndërsa vizitoi Italinë, u mahnit nga statujat atje, ndaj edhe i lindi ideja që diçka e ngjashme të bëhej në vendlindjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here