Më 5 mars 1946, në një fjalim të mbajtur në Kolegjin Westminster në Fulton (Misuri), Winston Churchill shqiptoi frazën e famshme për “Perden e Hekurt”, e cila sipas shumë historianëve shënoi fillimin e Luftës së Ftohtë.
“Ne mirëpresim Rusinë në vendin e saj të merituar midis kombeve më të mëdha në botë. Ne jemi të kënaqur që shohim flamurin e saj në dete. Mbi të gjitha, ne jemi të kënaqur që kontaktet e shpeshta dhe gjithnjë e më intensive po zhvillohen midis popullit rus dhe popujve tanë. Megjithatë, është detyra ime t’ju prezantoj disa realitete të situatës aktuale në Evropë. Nga Szczecin në Balltik në Trieste në Adriatik, një perde e hekurt ka zbritur në të gjithë kontinentin”. /Kalendari Enciklopedik Shqipëtar


