Aleksander Hasanas

“Fëmija pa nënë, si nata pa hënë”
Tek gjuhët më të lashta njohur pellazge, si ajo brygiane, etruske, armene, iliro -shqiptare etj., gjejmë një hyjni të lashtë të quajtur ANNA = Hâna; Hëna Perëndeshë. (Brygiane: Mēn = Hena).
Hititte kemi: Hanna = Gjyshe dhe Anna = Nëna ashtu si edhe tek armenët: Han = gjyshe, ndërsa tek iliro-shqiptarët emërtimin Ανα; Âna; Hâna; Hëna dhe të dokumentuar e gjejmë : Αννύλα; #Annýla = Yll-HËNA dhe mandej prej aty kemi: Âna = Ane; Nânē; Zonjë.
Normal këtu kemi të folmen gegnisht të shqipes e cila e përdor ende sot fjalën: Ân’ = Hân‘‘; Hënë, (Nana e Madhe) – Hane.
Kjo është pra perëndesha Hëna, (ATHENA) indetike me Dianën e Efesit {paragreke}- Perëndeshë kjo e nohur edhe në gjuhën sanskrite, e cila përfaqësonte perëndeshën e bollëkut dhe ushqimit, dhe iu referuar rrënjës së fjalës sanskrite “ann = ushqim; ajo që të sjell për të hangër; ngrënë, produkte garantim të ushqimit kujdestari amësore dhe ishte pikërisht kjo një hyjni e gjendur sërish tek romakët e njohur me emrin “annona”.
Jo rastësisht tek gjuha enigmë, magjike, hyjnore, e lashta sa vetë HËNA gjejmë:
AN m. anat.
Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, ku zihet e zhvillohet pjella, shtrati, {MITRA} këmisha që mbështjell pjellën. Ani i fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin.
ANE f. krahin. Nënë.
NËNË f.

  • Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; grua që ka lindur fëmijë, mëmë. Nënë e dashur (e dhembshur, e kujdesshme). Qumështi i nënës. Dera (shtëpia) e nënës. Gjuha e nënës gjuha amtare. U bë nënë lindi fëmijë. Fëmija pa nënë, si nata pa hënë fj. u.
  • fig. Burimi a shkaku i diçkaje. Toka nënë. Nëna e gjithë të mirave (të zezave të këqijave). Përsëritja është nëna e të mësuarit. libr. fj. u.
  • fig. Diçka shumë e dashur, e afërme dhe e shtrenjtë. Nëna jonë.
    Pra kjo është HËNA = NËNA, kujdestare e NËNES; AMËS TOKË
    Anna Per’enna një hyjni e njohur si romake e cila si hëna rregullon ciklin e vitit, ishte ajo që fillonte periudhën e mbjelljes dhe korrjes, e që për etruskët ishte një hyjni që mishëronte Tokën dhe na tregon fytyrën e dashur të Nënës, na kthen tek femra e lashtë, kulti, tek priftëreshat e Dodonēs e të cilat quheshin dikur edhe Nimfa dhe Misteret e të cilave janë ende të fshehura sot.
    Pra Anna Perenna (Perëndesha HËNA) ishte një hyjni me origjinë të lashtë ilire (para-romake) e festuar ende sot në ditën e {14 – !5} të Marsit – si Vit i Ri primitiv Romak, siç dëshmohet edhe nga Ovidi në Fasti.

Është gjithashtu pikërisht forma e “angër e hanës së ngrën” jo e plotë e cila sjell në gjuhën shqipe fjalën e saj ‘AN’‘ me kuptime të panumurta; fjalë kjo e pagjendur tek asnjë gjuhë tjetër e vdekur apo folur sot.
AN II m.
Vendi ku lidhen eshtrat, kyç. Ani i dorës.
ANË I f.

  1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendet më larg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa; ana e majtë a e djathtë e një sendi ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi. mat. Në anën e rrugës (e tryezës.. .). e të tjera e të tjera …….. të cilat gjenden në fjalorin e gjuhës shqipe pambarim …
    Këtu po shkëpusim një fjalë tipike tepër të lidhur me emrin e Gjyshes Nane të Amës Tokë.
    Dhe kemi:
    ANALE f. vet.
  2. hist. Vepër ku shënoheshin vit për vit ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Shkruante analet.
  3. fig. Përmbledhje e ngjarjeve kryesore, të radhitura sipas kohës; historiku i një fushe të veprimtarisë, i një organizate etj. Analet letrare. Në analet e historisë.
    Dhe kjo ndodh sepse të parët etrit tanë (BAG/ANE) besonin pikërisht tek e vërteta, realja, tek e prekshmja, tek e dukshmja, tek drita diellore/aterore dhe po ashtu tek drita kujdestare e infinitit {fotosintezës}; Nanës Hanë, Amës së Amës Tokë.
    Hëna satelit i Tokës, Ama e saj, gjyshja jonë …
    Kemi këtë emërtim “Anale” = Shkrime (statistika) dhe ngjarjet më të rëndesishme të pëçdo viti, sepse kalendari më i hershem ishte ai hënor, pra Një ANN; (HANE) = Një Vit, ashtu si ende sot nee gjuheen perandorake latine kemi fjalën e huazuar prej shqipes: Ani = Vit dhe po aty: “I AN I RI = Vit i Ri”, – Emërtim ky i cili u vendos nga Romakët për muajin e parë të vitit të ri; JANAR () nga ku kemi sot emri e njohur ‘αννούλα; ANYLLA = Janulla dhe po aty Jani (shën Janus), etj.
    Ka kaq shumë fjalë emërtime me bazë; burim fjalën shqipe ‘An = Han; Hënë’, (me mijëra) por për t’mos u bërë i bezdisur se shkrimet e gjata nuk po i lexon tashmë kush, po ndalem …
    Gjithsesi të gjitha këto studime do i shohim në Fjalorin Etimologjik të cilin sapo e kam nisur të kryhet, krejtësisht i mbështetur tek ‘PRI-SHQIPJA’ (PAlb.) dhe tek autoret më të njohur sot gjuhëtarë akademike europianë dhe më gjërë …
    Ref.
    Pokorny’s dictionary : Number: 76 Root: an-1
    Indo-European etymology : Proto-IE: *an-
    FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE
  • Pre-Greek substrates vs irregular Greek/Paleo-Balkan forms and loans
  • New Larousse Encyclopedia of MythologyIntroduction by Robert Graves CRESCENT BOOKSNEW
    http://www.illuogodellerondini.it/…/anna-perennae…/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here