Shqipëria, Greqia dhe Serbia kanë qenë të barabarta në numër banorësh e territoresh para se vendi ynë të copëtohej dhe pjesa e Çamërisë ka pasur një peshë të madhe. Me këtë argument kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi solli para studentëve të UET të martën disa të dhëna në shifra për të vërtetuar këtë tezë historike duke e bazuar në disa faktorë.

Nga pikpamja e popullsisë:

Trojet shqiptare në vitin 1912 shtriheshin të paktën në 55-60 mijë km2, ndërsa disa autorë të tjerë thonin se këto troje janë 70-75 km2.

Me copëtimin e Shqipërisë në vitin 1913 mbeti jashtë saj gjysma e trojeve, përkatësisht Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, viset e Dibrës të Pollogut etj, të Maqedonisë së sotme perëndimore, viset e Çamërisë si dhe vise të shkëputura më parë si Ulqini me rrethina, viset perëndimore të ish Sanxhakut, të Nishit etj.

Në këto vise, shqiptarët përbënin mesatarisht 75-80% të popullsisë. Ndërsa në vise të tjera persiferike shqiptarët përbënin një mesatare prej 27%, pra në të gjitha këto vise që mund të arrinin mbi 40 mijë km2, jetonte më shumë se gjysma e kombit shqiptar.

Është i njohur fakti se në 28 mijë km2, që është Shqipëria sot, jetonin në vitin 1912 afërsisht 703 mijë shqiptarë, ndërkohë që popullsia e përgjithshme ishte 740 mijë banorë. Ndërsa në trojet e aneksuara nga Serbia, Mali i Zi, Greqai dhe Maqedonia jetonin afërsisht 1 milionë shqiptarë.

Nëse krahasojmë Shqipërinë me shtetet e tjera, ajo nuk kishte diferencë në sipërfaqe apo në popullsi.

Sipas të dhënave zyrtare të shekullit XIX, Bullgaria kishte 96 000 km2, Serbia kishte 48 000 mijë km2 me 2,37 milionë banorë, Greqia kishte 65 000 mijë km2 me 2,4 milionë banorë dhe Mali i Zi me 9 000 km2 dhe 227 mijë banorë.

Nga pikpamja e gjeostrategjisë:

Përmes Tivarit-Ulqinit dhe Lezhës, Shkodra e fuqishme tregtare gjatë shek XIX shkëmbente me Prizrenin dhe gjithë Kosovën deri në Nish e Tetovë.

Shkëputja e Tivarit dhe Ulqinit, ishte një goditje e rëndë për rrugën e Veriut dhe tregtinë.

Drejtimi i dytë ishte Durrës-Elbasan me bigëzimin në Dibër-Ohër duke shkuar deri në Manastir dhe me një rreze që shkonte deri në Bullgari.

Drejtimi i tretë ishte ai i Çamërisë me portin kryesor Prevezën që përfshinte Janinën, Korçën, Kosturin, Follorinën deri në Thesali duke marrë Selanikun dhe deri në Stamboll.

Ky koridor pësoi goditjen në vitin 1913 ku jo vetëm humbi skela, por edhe rruga nga Saranda deri në Korçë mbeti e ndërprerë.

Nga pikpamja e bujqësisë:

Shqiptarët në kohën e Lidhjes së Prizrenit kishin afro 1.3 milionë ha tokë bujqësore dhe në vitin 1912 mbanin në pronësi afro 1 milionë ha.

Kjo sipërfaqe prodhonte rreth 0.5 milionë drithëra, e mjaftueshme për të ushqyer një popullsi prej 3 deri në 4 milionë banorë, sipas konsumit të atëhershëm.

Nëse brenda në Shqipëri në vitin 1913 mbetën afërsisht 350 mijë ha tokë bujqësore, jashtë saj mbetet të paktën dyfish më shumë.

Vetë në Kosovë ishin afro 400 mijë ha tokë bujqësore ndërsa në trevat e tjera që mori Serbia dhe Mali i Zi ishin më shumë se 200 mijë ha. E njëjta gjë ndodhi dhe me tokat në Çamëri.

Qytetet dhe portet shqiptare:

Kuptohet se në vitin 1913 mbeten jashtë Shqipërisë shumë qytete të rëndësishme. E thënë ndryshe, në viset e copëtuara gjendeshin 25 nga 46 qendrat urbane ose 46% e tyre. Pra mbeten jashtë 16 ndër 32 qytete të rëndësishme. Mbeti jashtë thuajse gjysma e popullisisë dhe gjysma e porteve dhe limaneve.

Ndër qytetet e mëdha që mbetet jashtë ishin Prizreni, Gjakova, Prishtina, Tetova, Dibra si dhe qendra kryesore të 3 ndër 4 vilajetet shqiptare si Shkupi, Manastiri dhe Janina.

Shqiptarët ishin pronarë që kishin në duar pjesën më të madhe të ekonomisë në këto qytete edhe pas ndarjes nga Shqipëria.

Jashtë kufijve mbeten 12 skela ose limane shqiptare nga 22 të tilla që bënin tregti me 30 miliona franga.

Disa nga këto skela ishin 6 si Tivari, Ulqini, Arta etj.

Të tjera si Preveza e cila bëntë dyfishin e xhiros së Vlorës ose 1/3 e xhiros së porteve jugore humbën në 1913.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here