Anemia nuk është sëmundje, por është gjendje e organizmit e cila patjetër duhet të shërohet që të mos ndodhin sëmundje më të rënda.

Anemia nuk është sëmundje, por gjendje e përgjithshme e organizmit, me të cilën manifestohet një numër i madh sëmundjesh. Prandaj, ekziston një numër i madh anemish.

Anemia është një sindromë shoqëruese e një sëmundjeje të caktuar dhe si e tillë kërkon që të përcaktohet saktësisht se përse është shfaqur. Në rastin më të mirë, anemia mund të ndodhë nëse palca e eshtrave nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, ose nëse nuk ka mjaftueshëm materie ushqyese, zakonisht hekur ose vitaminë B12.

Po ju sjellin një preparat natyral i cili do t’jua zgjidhë këtë problem

Për përgatitje të këtij preparati nevojitet të përgatitni 200 mililitra mjaltë natyral, sipas mundësisë mjaltë akacie, 200 gramë arra dhe rrush të thatë, 200 mililitra lëng karote dhe panxhari dhe dy limonë.

Përgatitja:

Lani 2 limonë. Pritini përgjysmë dhe hiqjani farat. Bluajeni me lëvore dhe vëreni në një shishe qelqi njëlitërshe.

Në tretjen e limonit të bluar shtoni mjaltin, lëngun e kulluar të panxharit dhe lëngun e kulluar të karotës dhe që të gjitha përzieni mirë.

https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Në tretje shtoni arrat e grimcuara apo të bluara dhe rrushin e thatë. Përzieni sërish që të gjitha.

Do të keni rreth 1 kilogram tretje të shijshme dhe shumë të shëndetshme shëruese.

Mbajeni në një kavanoz qelqi në frigorifer dhe merreni tri herë në ditë nga 1 lugë para ngrënies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here