Shkruan: Prof. Dr. Jahja Drançolli
Kacafytet një dijetar ulqinak me një dijetar venedikas se kush e kishte zbuluar Trojën në brigjet e lumit Buna? Aty pari kishte rastisur ipeshkvi i Ulqinit (1480-1485), kosovari i Novobërdës, Martin Segoni (Martinus Segonius Nouomotanus), doktor i arteve dhe i drejtës kanonike (në Padova gjatë vitit akademik, 1474/5). Duke u spikatur me shkrimet e tia historiko-gjeografike në gjithë Europën (“Traktati mbi mbrojtjen e Otrantit […]”, “Mbi rrugët nga të cilat duhet sulmuar turqit”, “Mbi trevat e Dalmacisë prej të cilave barbarët ndërmarrin sulme në vende gjermane”, etj.), dhe duke iu referuar Homerit, Herodotit, Tukiditit, Strabonit, Prolemuet, e ndonjë tjetër, Segoni nisi për t’i bindur se asnjeri preje tyre nuk e kishte zbuluar Trojën buzë lumit Buna, por Troja e vërtetë sipas tij gjendet jo në Dardaninë e tij (Kosovë), por në Dardaninë e vëllezërve të tij, te ish- ILIOS-i (Iliri) në dalje të Dardaneleve në mes të Europës dhe Azisë së Vogël. Pikërishtë, këtu nisë edhe historia e Dardanëve dhe Dardanisë, ndërsa trashëgimia arkeologjike e tyre do të zbret edhe shumë më thellë!