Kush ndėrtonte shtėpia tė reja, kulla e oda tė pritjes mė 1936 qė shqiptarėt mos tė shpėngulen pėr nė Turqi e kush ishte burri qė i tha kolonistit malazez, Jovanoviq Milisav, mė 1966 nė Mitrovicė: – Pa e mshel njanin sy e me t`qyr ty veq me tjetrin, nuk kam me dek !

Dy pleq, nga dy krahina tė ndryshme tė Kosovės, bėnė mė shumė punė ATHERĖ se sa SOT institucionet tona ”shtetėrore”, kundėr shpėrnguljės sė shqiptarėve dhe qė Mitrovica e Veriu i Kosovės tė mos ndahėn nga Kosova dhe luftuan me pushkė e me penė pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore pėrgjithėsisht, tė gjuhės, tė dokeve e zakoneve shqiptare veqanėrisht!

Mė 1936, gjyshi im, Imer Seferi nga katundi Turjakė e ndėrton Kullėn nė Turjakė pėr me iu tregua shqiptarėve tė asaj ane, anės sė Llapushės qė mos tė shpėrngulen pėr nė Turqi.

Mė 1966, Hasan Breznica *1), te Ura e Ibrit, nė qendėr tė Mitrovicės do ti bėrtas shkaut: – Pa e mshel njanin sy e me`t kqyrė ty veq me synin e djathtė, nuk kam me dek!

Nė vitin 1936 shumė familje shqiptare tė Rrethit tė Llapushės nėn presionin e shtetit serb, shpėrnguleshin pėr nė Turqi.

Patriotėt shqiptarė, si Ramė Bllaca nga Bllaca, katund afėr Suharekės, Poslanik i Skupštines sė Srbisė nė Beogradit, filluan tė ndėrtojnė shtėpi tė reja e Kulla tė Gurit pėr me iu tregua vendasėve dhe tė tjerėve se Ne nuk e kemi ndėrmend me u shpėrngulur pėr nė Turqi. Porosia e tyre ishte: Rrini kėtu! Kosova ėshtė vendi jonė!
Ky ishte edhe amaneti dhe dėshira e tyre e fundit, qė shqiptarėt nga Kosova mos tė shpėrngulėn.

Njė pjesė tjetėr e atdhetarėve, si Kadri Minushi i Damanekut, fshat afėr Turjakės e Vesel Pagarusha, babai i kėngėtares, Nexhmie Pagarushės, shpėrndanin ABETARE e libra nė gjuhėn shqipe qė i merrnin ilegalisht nė Shqipėri e iu jepnin familjeve mė nė ZĖ e nė ato qė kishin mė Besim, qė tė mėsonin shkrim kėndim, pasi qė nė Kosovė nuk kishte shkolla me mėsim nė gjuhėn shqipe.

Ato libra lexoheshin nėpėr oda, ilegalisht.

Njė abetare tė viteve tė 1930-ta ma ka ruajt mua babi im, Ukė Imeri.

Nėse dikujt i gjindej njė libėr nė gjuhėn shqipe“, gjandarėt serbė e rrihnin me 101 tė rame, me dajak.

Imer Seferi, Gjyshi i autorit

Nė Turjakė, gjyshi im, Imer seferi, mė 1936 e ndėrton kullėn. Kolonėt malazezė qė Krali i Serbisė i kishte vendos nė Garaqevė, toka mė e mirė e katundarėve tė Panorcit, afro 40 shtėpi, nė livadhet e poshtme tė Turjakė deri nė Bubėl, afro 35 shtėpi, nė Qypevė, nė mes tė katundit Bubėl dhe Damanek, nė Damanek, dy shtėpi dhe po aq shtėpi nė Lubizhdė, afėrsisht 30 familje kolonistėsh malazeze nga Shkodra, Puka dhe dhe rrethinat e Veriut tė Shqipėrisė.

Krali i Sėrbisė iu kishte dhėnė kolonėve tokėn mė tė mirė, mė pjellore, arat e livadhet nė tė dy anėt e Lumit Mirushė, dhe malet dhe gjithėsecilės familje kolone, ia kishte dhėnė nga njė penė kie, lopė e dele. Ata ishin tė liruar edhe nga tatimi dhe ishin tė privelegjuar e kishin pėrparėsi tė shumta nė krahasim me Rajėn … .

Kolonėt malazezė tė fshatrave pėrreth Turjakės, kur kalonin afėr shtėpisė sonė, i thonin gjyshit: – O Baca Bej *2): – Pse pe maron kullėn? – Ju kini me shku nė Turqi ! Atje i kini shpiat tė marume e tė bame gati veq me hy n`to !

-Po, unė pe maroj, e po ju la gati juve qė tė mas lodhi e mas bani hargjime, pėrgjigjej gjyshi!

Mė 1966, Hasan Breznica te Ura e Ibrit, nė pazarin e Mitrovicės, takohėt me ish katundarin, Jovanoviq Milisav nga Breznica, malazez. Kolonisti dhe ish fqinji malazez e ”pėrshėndet” dhe e thėrret me zė e n`emėr Hasanin:

– O Hasan Breznica, a hala nuk je dek-a? Hasani i pėgjigjet si pėr grykė tė pushkės e flak` pėr flak`:

-Jo, Vallahi bre Jovanoviq Milisav, hala jam gjall` e pa e mshel njanin sy e me`t kqyrė ty o Milisav veq me synin e djathtė, nuk kam me dek`!

Mė parė, nė pranverėn e po ati viti, 1966, i njėjti kolon i kishte thėnė nė shitoren e tij, nė Vushtrrri, Bislim Krasniqit nga Breznica: Bislim, kur tė piqet kallamoqi, mos e shtini nė kosh, lene nė ara se na vina e marrum!

Nė Breznicė, krali i Sėrbisė kishte prua kolonė nga Mali i Zi, 31 familje, nga Bosnja e Hercegovina, 19 familje, nga Kroacia 4 dhe nga Serbia 2 familje.

Thitė t`paskan hi n`shpi!

Kosova disa herė ishte (ri)pushtuar nga serbėt, bugarėt, taljanėt e … .
Pushtuesi mė i keq, sipas pleqėve, pėrveē serbėve ka qenė bugari e latini (taljani). Ata janė kanė plaqkagji. Edhe bukėn nė qerep e miellin nė maxhe na merrnin kurse austriakėt e gjermanėt janė kanė zotni e tė paq mė thonte gjyshja, nana Didė (Gjyzidja).

Pas Luftės sė Dyte Botėrore qė nė (Kosovė) Jugosllavi e Shqipėri u quajt edhe si Luftė Nacional Ēlirimtare, u ”luftua” me tė madhe, ”fyt pėr fyt” e “dhėmb pėr dhėmb” dhe pa mėshirė, nga partizanėt e Enverit e tė Titos, fashizmi e tradhtarėt e vendit- Ballistėt, sikurse nė ”luftėn” e fundit, lpk-istėt me uniforma tė uēk-sė ”kundėr” Serbisė. Pas ”ēlirimit” (lexo: ripushtimit), mė 1945 kur erdhėn k`ta shok`t, niherė nė odėn tonė ku ishte si musafirė Hazir Prellovci, kushėri, shoq dhe moshatar i gjyshit, njė mashkull i shpisė sė Imer Seferit, Avdullahi, qė ishte antar e PKJ (Partia Komuniste Jugosllave), bashkė me disa bashkėfshatarė, i thotė plakut, tė zotit tė shtėpisė se kanė mbledhje tė partisė e duhėt tė shkojnė nė mal. Baca Dulė (Avdullahi) i thot Babės Imer se pa shkojnė nė mal me mbajt mbledhje tė partisė (PKJ) sepse nuk kishin besim nėpėr oda, se mos i dėgjojnė tė tjerėt.

Baca Hazir e dėgjon bisedėn nė mes tė babės dhe djalit por nuk flet kurrgjė, por para akshamit, i zoti i shtėpisė, Baba Imer i thotė njė djalit tjetėr, Baliut qė tė shkojė me e ruajt arėn e Bratatinit qė ishte afėr malit, Dushkajave, se hinė thitė dhe e prishin kallamoqin natėn.

Baca Hazir atherė i thot Babės Imer: – Imer, hiq mas shko me e rue arėn pi thive, thitė t`paskan hi n`shpi!

HARTA E TROJEVE ETNIKE
HARTA E TROJEVE ETNIKE

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö,31 dhjetor 2016

1*) Hasan Ajvaz Krasniqi ka lindur mė 15 janar 1990 nė katundin Breznicė dhe ka vdekur mė mė 24 tetor 1901 nė Mitrovicė, nė moshėn 91 vjeqare. Ka qenė i martuar me Fazilėn, bijė e Murat Bicit nga katundi Godishnjakė e Llapit dhe i kanė pasur bashkė, 10 fėmijė, 5 djem e 5 vajza. Dy (djem) iu kanė vdekur, si fėmijė dhe tetė (8) fėmijė tė tjerė janė rritur, kanė krijua familje e i kanė mbushur shtėpitė me fėmijė, nipa e mbesa.
Pėrndryshe, Hasani ėshtė babė i Hajdin, Izedin dhe Milazim Krasniqit, Profesorit Univerzitar, poet, studjues dhe autor i disa librave nė fushėn e Letėrsisė si dhe Hasani ėshtė Gjyshi i Memli Krasniqit, Ministėr i Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural.

*2) Imer Seferit, tė tjerėt i kanė thėnė, e kanė quajt, si Baca Bej, ndėrsa Familja dhe tė afėrmit, si Baba Mel, Baba Imer.

Sqarim: Shėnimet pėr kolonėt e vendosur nė Turjakė, Panorc, Bubėl e Lubizhdė, nuk janė tė plota.

Continue Reading

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here