Omicron mund të qëndrojë më gjatë në lëkurën e njeriut se variantet e mëparshme të COVID.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se rezistenca e Omicron mund ta ketë ndihmuar të zëvendësojë Deltën si variant dominues.

Zbulimi u bë nga shkencëtarët japonezë në Universitetin e Mjekësisë Prefekturale në Kioto, pas një sërë testesh laboratorike. Sipas tyre rezistenca e varianteve të COVID në lëkurë është:

  • Wuhan – 8.6 orë
  • Alfa – 19.6 orë
  • Beta – 19.1 orë
  • Gamma – 11 orë
  • Delta – 16.8 orë
  • Omicron – 21.1 orë

Omicron është bërë tashmë varianti më i pranishëm në vendet e BE-së, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Vendet që patën infektimet më të larta me Omicron janë:

  • Finlanda – 99.9 për qind
  • Belgjika – 99.7 për qind
  • Malta – 99.3 për qind
  • Danimarka – 98.8 për qind

Megjithëse variantet ishin rezistentë ndaj dizinfektantëve, të gjithë u shpërbënë plotësisht pas 15 sekondash. Përmes këtij zbulimi, shkencëtarët përforcuan thirrjen për të përdorur dezinfektantë kundër COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here