Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje në çdo moshë, por pasi të kalojmë të 30-tat trupat tanë bëhen në mënyrë progresive më pak të aftë për të toleruar ushqimin jo të shëndetshëm.

Do të ishte mirë të kujdeseshim që tani për këtë.

Këto janë ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni pas të 30-tave.

Kosi me fruta

Ne shpesh blejmë kos me fruta në supermarket si një zgjidhje të lehtë dhe të shëndetshme por fatkeqësisht ato kanë një sasi sheqeri të tepruar. Më shumë sheqer se sa duhet të hamë në një ditë të tërë.

Soja

Është një tjetër përbërës që është menduar të jetë i shëndetshëm, por në realitet nuk është më mirë se mishi që po përpiqeni të zëvendësoni. Ne thjesht nuk e dimë efektet afatgjata të kësaj. Në afat të shkurtër, soja mund të ndërhyjë në funksionin e tiroides. Një tjetër problem i sojës është që imiton estrogjenin në trup. Për këtë arsye soja sidomos nuk duhet t’u jepet fëmijëve që janë ende në rritje.

Peshqit e kultivuar

Për fat të keq, deri në 70% të peshkut që do të gjeni në treg është peshk i kultivuar. Ata ushqehen me një dietë plot me antibiotikë, si dhe me ushqime të ngjyrosur që i bën të duken më të shëndetshme.

Bukë e bardhë

Ndoshta kur ishit fëmijë, buka e bardhë ishte i vetmi lloj që ju pëlqente. Por ju jeni një i rritur tani, dhe buka e bardhë është në thelb pa veti ushqyese.Substancat që i japin asaj bardhësinë nuk mban asnjë nga vitaminat dhe mineralet e pranishme që janë në grurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here