Ky është momenti emocionues kur një vajzë dyvjeçare ia mbuloi veshët qenit të saj kur fishekzjarrët u ndezën në Kinën jugore.

Sipas medieve të huaja kur vajza e vogël dëgjon tingujt e mjeteve piroteknike, ajo shihet duke vendosur me shpejtësi duart mbi qenin e saj.

Videoja është filmuar të hënën, më 31 janar, një ditë para Vitit të Ri kinez, në Gao’an, provinca Jiangxi.

Vajza e re shihet duke përkëdhelur kokën e qenit, përpara se t’i vendosë të dyja duart mbi veshët e tij, derisa zhurma e fishekzjarrëve intensifikohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here