Kush kërkoi nga Haxhi Hamza që ta ruante Bedri Gjinajn?
Më thanë se duhesha të nisesha për në Mitrovicë. Më kërkonte Bedri Gjinaj. “Sigurisht është punë me rëndësi-thash me vete, rrëfente Haxhi Hamza.
U nisëm në këmbë me dy ushtarë. Kur hymë në zyre, e njoha Xhafer Devën. Ai më njoftoi me Bedriun. Më treguan se për çka më kishin ftuar. “Do të qëndrosh këtu në komandë, do ta shoqërosh e ndihmosh Bedriun-tha Xhaferi.
Pasi më lexoi në fytyrë, më tha “Atje ka kush e mbron kufirin! Ne ketu do të formojmë ushtrinë e rregullt. Do të bëjmë regjistrmin e vullnetarëve. Ti do të jesh edhe truproje e Bedriut! E shikova në sy. Më bëhej sikur e njihja moti këtë njeri, sikur jemi le e rritë bashkë. Menjëhere më hyri në zemër. Ma dha një revole flakë. Natë e ditë ishim bashkë. Punonte err e terr.
Kur vinin vullnetarë nga Shala,Drenica,Artakolli për t’u regjistruar, ai i priste me përzemërsi. Sillej mirë me të gjithë. Kërkonte disiplinë. Ushtronte me ta dhe bënte kalitjen fizike të tyre. Kjo zgjati deri në bombardimin e qytetit nga ana e aleatëve. Të gjithë e braktisën qytetin.
Bedriu na mori disa të rinj dhe na mobilizoi që t’i nxjerrim kufomat dhe t’u ndihmojmë të plagosurve që thërrisnin për ndihmë nga fundi i gërmadhave. Një bombë që kishte rënë afër shtëpisë së Ferat Dragës, kishte lënë të vdekur shumë qytetarë, madje edhe fëmijë e gra.
(fundi i pjesës së dytë) /Ditori.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here