6.1 C
Pristina
Sunday, May 22, 2022
Home KULTURË Darka e Lamës!

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Shumë festa siç është ajo e “Darka e Lamës” janë pak të njohura ose nuk festohen më nga brezat e sotëm. Disa prej tyre i njohim vetëm si emra, të permendura nga gjyshërit ose njerëz të moshuar. Gjithmonë kur i kam dëgjuar me kane nxitur një farë kurioziteti për pikënisjen dhe zanafillën e tyre. Këto festa kanë ritualet e tyre që janë kaluar brez pas brezi.

Darka e Lamës është kryefestë pagane e motmotit, që shënon mbarimin e verës e fillimin e dimrit, kur mblidhen të lashtat, frutat e bereqeti.

Një prej tyre është edhe tradita e “Darkës së Lamës” apo variacionet e saj gjuhësore të njohura si “Darka e Fushës”, “Darka e Begatisë(bereqetit)”, etj.

“Darka e lamës” është festë tradicionale shqiptare, e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e Lamës, sepse “Lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “Darka e Fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj, kryesisht të grurit.

Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri – tjetrin me fuqi punëtore. Duke qenë se te shqiptarët sfera bukësore ka qenë pjesë e rëndësishme e hollimit etik, “dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale.

Dita e Falenderimeve është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë, që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre.

Darka e Lamës nga një fesat tradicionale e rimori peshën që i takonte, madje jo vetëm si pjesë e trashëgimisë kulturore në vitin 2002 kur presidenti Rugova e shpalli festë shtetërore.

Njëherit, duke e ditur rëndësinë tradicionale që ka kjo festë, Ish Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, Festën e Ditës së Falënderimit-“Darkën e Lamës” filloj ta zyrtarizoj dhe për çdo vit, më 24 tetor e organizonte si dhe e kishte cilësuar si një festë tradicionale popullore dhe familjare e Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.

Zakonisht në darkën tradicionale përgaditeshin; shtalba të pjekur e kallamoqa të zier, hashure, fasule, patate, kunguj të zier, petulla, mazë të zier, gatime me mbrumëra të ndryeshëm si; pogaçe, pite me rrathë, kërlana me rende, flia e vakarrime, çervish e përshesh me kos e tambël, pekmez dhe reqelna me rrush e me pemë të ndryshme, turshi, mishëra të ndryshëm; bibanë, qengja të pjekur…etj.

Po ashtu edhe pijet nuk kanë munguar në sofër, siq ishin: verë rrushi, kos të kulluar, lëng rasoji, lëngë frutash …etj.

Të gjitha këto ishin dhe janë specialitete nga tradita dardane nga toka jonë e begatëshme, në të cilën nuk mungojnë edhe sallatat me speca, lakra, domate e kastravecave.

Zakonisht gjatë kësaj feste bëhen lutje dhe falenderime ndaj Zotit për të mirat që na i ka falur brenda një viti dhe i lutemi Atij që në vitin tjetër, në motin tjetër të na falë, të na dhurojë shëndet, më shumë mbarësi dhe begati.

Lutje falenderimi për Darkën e Lamës e shkruar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova:

„Të faleminderit o Zot

Për të mirat që na fale

Në tokën tonë Kosovë

Dardaninë antike

Në këtë mot

Të lutemi o Zot

Të na falësh të mira

Edhe më shumë

Në tokën tonë Kosovë

Dardaninë antike

Në tjetrin mot

O Zot!“

Darka e Lamës zakonisht organizohej në prag të Sh’mitrit ose Shën Mitrit.

Festat kanë qenë pagane, bujqësore blegtorale. Edhe ritet që bëhen nuk kanë kurrëfarë lidhje me religjionin.

Në Drenicë këndohet kënga:

“Dita e Shën Mitrit erdhi prru’ në prrue”:

„Dita e Shën Mitrit erdhi prru’ në prrue,

Me shum’sende t’mira ne na ka gëzue.

Na kallxon për kohën, dimni si do t’jetë,

I vërenja delet qysh jan’ ra me fjetë.

Nëse delja shtrihet me dy kamt e para,

Dimni asht i butë, veç rueju për mrapa,

Nëse delja shtrihet katër kambët tubë,

Pregatit për dimën ushqim, dru e bukë.

Dimni asht i vshtirë, pregatitu mirë,

Mjeri ai i mjeri, qi rrin me duer lidhë,

Dita e Shën Mitrit, ti qofsh e bekueme,

Saher’ qi na vjen, ti na vjen e lume.“

Kjo traditë pak a shumë praktikohet në mënyra të ndryshme edhe sot në vendet e Evropës perëndimore, si në Gjermani, Zvicër e vende t’jera, ku zakonisht në të dielën e parë të tetorit, në forma të ndryshme ekspozohen begatitë e motmotit, duke defiluar rrugëve me qerret tërheqëse me kuaj, traktorë etj. Pastaj këndohet e vallëzohet, duke falënderuar Zotin për mot të mirë që ka mundësuar të korrat të jenë të frytshme dhe tryezat e njerëzve të kenë ushqim të bollshëm.

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti i bekoftë të gjithë ata që kontribuan me shpirtë e zemër për kultivimin dhe ripërtërirjen e vlerave kombëtare dhe trashëgimisë sonë kulturore!

24 tetor 2021

Haki Latifi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi, OBSH-ja bën lëvizjen urgjente

Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve...

QËNDRIMI SERBO-MALAZEZ NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË 1914-1918

Pjesë nga libbri i autorit Dr. Fitim Rifati: Kosova gjat Luftës së Parë Botërore 1914-1918 Monarkitë sebo-malazeze, ndonëse ...

Luftoi për një Shqipëri më të mirë, por vdiq i vetmuar në një dhomë hoteli…

Nga Auron Tare Sot me 15 te Marsit te 1875 lindi ne Konice te vilajetit te Janines nje nga...

Historia e komandove/ Forcat speciale të ushtrisë, si u organizuan ndër vite

Të lindur zyrtarisht në Britaninë e Madhe në vitin 1940 me urdhër të kryeministrit Winston Churchill, komandot në fakt e kanë origjinën...

Recent Comments