6.1 C
Pristina
Sunday, May 22, 2022
Home KURIOZITETE Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në...

Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në formacion mbi Paqësor (video)

Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë në formacion të përkryer mbi retë në oqeanin Paqësor, në formën e disa dritave të çuditshme rrotulluese që lëvizin në qiell.

Në “>videon e shkurtër, që është filmuar në lartësinë prej rreth 15 000 metra, shihen një numër dritash që lëvizin mbi re, në rreshta prej tre ose katër pikash.

Një prej pikave në fillim të rreshtit duket se bën rrahje para se të zëvendësohet nga tjetra poshtë saj dhe më pas i gjithë grupi zhdukjet nga pamjet.

Në video piloti i çuditur thotë: “Nuk e di çfarë është, por sigurisht është diçka e frikshme. ajo është diçka që fluturon.”

Vetë piloti raportohet se ka shpërndarë videon, e cila është bërë virale në rrjet.

Por edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, akronimi UFO thjesht do të thotë “Objekt Fluturues i Paidentifikuar” prandaj nuk do të thotë se janë vertet me origjinë jashtëtokësore, komenton rrjeti TheMindUnleashed.

Dhe në fakt vitet e fundit ushtri të mëdha zotërojnë sisteme autonome dronësh ajrore me saktësi e fuqi madhore, kështu që ka plot bazë për skepticizëm ndaj pohimeve të ushtarakut.

Të tjerë komentues online thonin se video mund të jetë duke shfaqur fishekzjarre për të tërhequr raketat, edhe pse në vend nuk kishte aktivitetet ushtarak.

Kohët e fundit SHBA ka shtuar retorikën e UFO-ve apo kontakteve të mundshme me alienë prandaj duhet vetëm të presin se ku kjo do të çojë.

Ai beson se nuk ka shpjegim tjetër përveçse të qenit e objekteve UFO që fluturojnë në formacion të ngjeshur.


Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë në formacion


Në videon e shkurtër, shihen një numër dritash që lëvizin mbi re, në rreshta prej tre ose katër pikash.


Ai beson se nuk ka shpjegim tjetër përveçse të qenit e objekteve UFO që fluturojnë në formacion të ngjeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Vdekja e Bardhë”, snajperisti finlandez që u kthye në tmerrin e ushtarëve rusë

Tensionet mes Finlandës dhe Rusisë po vijnë gjithnjë e më shumë drejt rritjes, sidomos pas kërkesës së shtetit nordik për t’u anëtarësuar...

Starlink furnizon me internet 32 vende të botës

Interneti satelitor Starlink i SpaceX tani është i disponueshëm në 32 vende të botës. Themeluesi dhe CEO i SpaceX,...

Përbindëshi i Loch Ness: Një histori moderne

Nga Charles Paxton Raportet mbi shikimin e përbindëshit të Loch Ness vazhdojnë ende. Më i fundit, i shoqëruar me...

1985 / Vdekja e Enver Hoxhës – Reagimi i Ismail Kadaresë ndaj gazetës “Le Monde” pas botimit të deklaratës së Leka Zogut I (Letra)

NGA AURENC BEBJA “Le Monde” ka botuar, të premten e 26 prillit 1985, në faqen n°2, letrën e Ismail Kadaresë...

Recent Comments