Disa tekste të përvjetorëve të vdekjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës dhe këto dy poezi që flasin tej heshtjes.
Rilindja dhe Bujku
Jusuf Gërvalla
Dashuria
dita aq shumë kish erë jargovani
përmbi krahë dritaresh, kishte aq shumë ditë
dhe dielli kishte edhe kripë
dhe unë mendoja se qe kjo dita kur linda
dhe po e njëjta mendoja kur vdiqa
kur do të vdes me kitarë një ditë
në ballin tim dhe e dheut era bar
barit era kripë, kripës era ujë
ishte ditë aq shumë, ishte ditë dhe diell
kishte aq shumë dimër dhe erë jargovani
Bekimi i nënës
le të piqen pemët kur të kesh ardhur sërish
bari i zverdhur fare le të jetë
nën çatitë e kullës le të pikojë shi
le të bëhët trasg cipa e tëmblit në kusi
le t’i marrë lumi urat e trerët le të thyhen
në cung le të ketë një sëpatë për dru
lulet e verës le t’i prerë kostari
le të ftohet
ka stinë kur veç parzma e nënës do të ngrohet

ArkiviRilindja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here