Ka shumë hile ushqimore që qarkullojnë në TikTok.

Por njëra prej tyre ka shpërthyer që kur përdoruesja e njohur Emily Mariko e ndau atë në llogarinë e saj vitin e kaluar dhe do ta bëjë ringrohjen e orizit shumë më të shijshëm për t’u ngrënë.

Videoja është parë mbi 80 milionë herë dhe ka marrë gati tetë milionë pëlqime.

Pothuajse të gjithë e kanë parë videon e Emilyt duke bërë një tas me oriz me salmon, por ka një hile, në veçanti, që ajo përdor që ka marrë pjesën më të madhe të vëmendjes.

Emily përdor orizin e mbetur, merr një kub të vetëm akulli dhe e vendos sipër përpara se ta vendosë me mikrovalë.

♬ original sound – Emily Marikohttps://www.tiktok.com/embed/v2/7010506729012219141?lang=en-US

Pasi orizi të nxehet, mund ta hidhni kubin e akullit dhe të shijoni një tas me oriz të gatuar në avull.

Në vend që të shkrihet kubi i akullit, ai ndihmon në avullimin e orizit, duke e mbajtur strukturën e tij të butë pa e tharë atë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here