Misteri i vërtetë nga hapësira erdhi në tokë në fillim të dhjetorit, kur roveri kinez Yutu-2 filmoi një objekt në Hënë, i cili i ngjante një kasolle. Megjithatë, misteri tani është zgjidhur përfundimisht.
Roveri kinez u ul në sipërfaqen e Hënës në fillim të vitit 2019, si pjesë e misionit historik Chang’e 4.
Që atëherë, ai ka dërguar të dhëna interesante në Tokë dhe e fundit ka të bëjë me formën e pazakontë që ai zbuloi në satelitin e Tokës.
Për shkak se dukej se ishte një objekt në formë kubi, disa e quajtën atë “Kubi i Hënës”.
Megjithatë, kinezët e zgjidhën shpejt misterin. Yutu-2 u drejtua drejt “kubit” për të eksploruar një detaj që merr vetëm disa pikselë në pamje. Kjo do të thoshte se ishte e mundur që të ishte një iluzion optik, ose një njollë.
Megjithatë, pikselët mashtruan – kur roveri u afrua, ai filmoi – një gur.