6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Miniera e Trepçës, ndoshta e vetjma në botë, me bukuri mahnitëse të...

Miniera e Trepçës, ndoshta e vetjma në botë, me bukuri mahnitëse të kristaleve të llojeve të ndryshme!

MUZEU TEKNIK DHE I KRISTALEVE

Në shekullin e 19 vecohet nga shkencat tjera shkenca mbi kristalet – kristalgrafia. Formimi i shkencës së re gjeokimisë, që përfaqson sintezën e gjeologjisë dhe kimisë i ka pri bashkimi i mineralogjisë me fizikën, kiminë, dhe gjeometrinë. Prej asaj kohë gjer sot interesimi për minerale është rritur shumë, ndërsa mineralogjiapër studimin e mineraleve ka filluar të zbatojë metoda dhe pajisje bashkëkohore. Shkenca mbi mineralet-mineralogjia është pjesë e shkencave gjeologjike. Alkimistët, të cilët janë munduar që cdo gjë të shndërrojnë n ëar, kanë kontribuar në zhvillimin e mineralogjisë.

Miniera e ‘’Trepcës’’ – Stantërg është e njohur dhe ndoshta e vetmja në botë, që shquhet me bukuri mahnitëse të kristaleve të mineraleve të llojeve të ndryshme. Në labirintet e minierës, pas flakjes së minave në tavanin e fushës së nxerrjes, shfaqen kaverna me kristale dhe grumbuj të xehes së rrëzuar. Kristalet nga kavernat shkulen me shumë kujdes, sepse mund të dëmtohen lehtë. Për kërkimin, vjelen dhe grumbullimin e kristaleve në minierë kanë qenë angazhuar dy punëtor të quajtur korrektorë. Ata kanë pasur për detyrë që cdo Kristal të gjetur në minierëta sjellin në magazinë të vecantë të shërbimit gjeologjik të minierës. Por, duhet thënë se një pjesë e konsiderushme të kristaleve në muze kanë sjellë minatorët me vetiniciatovë.

Në këtë mënyrë nga kristalet e mbledhura, në vitin1964 është themeluar Muzeu i Kristaleve të Mineraleve. Në Muze janë vendosur mbi 1300 eksponate të llojeve të ndryshme të kristaleve. Përvec atyre me prejardhje nga minerat e plumb-zinkut në Kosovë, janë ekspozuar edhe mbi  100 lloje të kristaleve nga vende të ndryshme të botës (Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Brazili), të cilat Muzeu i ka marrë në këmbim me kristale nga minera e ‘’Trepcës’’.

Përvec kristaleve, në Muze janë ekspozuar edhe gjësende të vjetra shekullore nga lëmi i xehtarisë sic janë: veglëri të ndryshme pune, litar, thaës prej lëkure e mjete të tjera me preardhje nga mesjeta e më herët, që janë gjetur në punime të vjetra.

Gjithashtu në Muze gjenden të ekspozuara artikuj të ndryshëm të prodhuara në uzina dhe fabrika të kombinatit ‘’Trepca’’.  Aty janë treguar edhe skema të ndryshme tekniko-teknologjike nga proceset e prodhimit. Pastaj planet e vjetra teknike, modeli aksomometrik i bllok diagramës të zgafellës së Startërgut me horizontet të paraqitura në pllaka qelqi etj.

Këto vjetërsira, kristalet e mineraleve dhe artikujt e prodhimeve të ‘’Trepcës’’, të ekspozuara në Muze, nuk kanë vetëm rëndësi për studime shkencore. Por vetë fakti që ekziston Muzeu, ku nxënësit, studentët dhe opinion i gjerë mund të shikojnë bukuri të rralla të nëntokës së ‘’Trepcës’’ e të njihet me prodhimet e Kombinatit dhe me zhvillimin historic të xehetarisë së Kosovës, ka një rëndësi të vecantë kulturore.

Duke qenë e njohur në botë për kristalet e rralla e shumë të bukura, gjermanët në vitet 70 i bënë një ofertë minierës së ‘’Trepcës’’ për këmbimin e dy libreve (botime shumë të vjetra) nga lëmi i xehetarisë dhe metalurgjisë me kristale. Njëri nga librat në fjalë ishin një unikat i rrallë i autorit shumë të dëgjuar GIORGIUS AGRICOLA,  Alias Georg Bauer, shkruar latinisht, në gjuhën ndërkombëtare të shkencëtarëve, me titull  De Re Metalica (Për cështje të metaleve) i botuar në Bazelu të Gjermanisë në vitin 1556. Ky libër, që është shumë I popullarizuar në qarqet shkencore të botës, ka shërbyer më së 200 vjet si tëkst i vetëm i autorizuar për mësimin e zehes së xehetarisë e të Metalurgjisë. Këmbimi qe realizuar me kënaqësi, por fatkeqësisht, këta dy libra, pas një kohe, u zhdukën pa gjurmë nga kombinati i ‘’Trepcës’’.

Shkëputur nga libri: ‘’TREPCA – SISTEMI INTEGRAL TEKNIK-TEKNOLOGJIK’’ NGA MINIR DUSHI /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Simbolet që përdori principata e Kastriotëve

NGA: GJON KEKA Në kuadër të simboleve të kombit tonë arbëror europian më i rëndësishëm është konsideruar simbili i Principatës...

Takimi me diktatorin Enver Hoxha e çoi në ekzekutim/Historia e trishtë e Sebiha Kasamatit

Marrëdhënia e grave me shkencën është karakterizuar gjithmonë nga një rrugë e përpjetë qoftë në sferën kulturore, qoftë në atë profesionale. Për...

Në gjurmët e alfabetit 500 vjeçar të shqipes te arbëreshët e Rusisë

Në jug të Rusisë është zbuluar një monument arkeologjik që dokumenton shkrimin e vjetër në gjuhën shqipe dhe kjo është e mahnitshme!

Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në formacion mbi Paqësor (video)

Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë...

Recent Comments