Edhe pse mjekësia ka avancuar, në vitin 2022 ende ka pikëpyetje rreth autizmit edhe fëmijëve. Si ta kuptojnë prindërit nëse fëmija i tyre vuan nga spektri i autizmit dhe si duhet të veprojnë?

Edukatorja dhe autorja e blogut “Buzë Qumësht”, Lori Duro, thotë se prindërit nuk duhet të neglizhojnë asnjë shenjë jo normale që shohin te fëmijët e tyre. Prindërit duhet t’i japin rëndësi çdo detaji të vogël që i shqetëson në sjelljen e fëmijëve tyre.

“Në momentin e parë që shohin  një dyshim te fëmija duhet të drejtohen te specialisti. Jo vetëm për autizmin, por për çdo problem. Gjëja e parë qe prindi duhet të bëjë nëse sheh se fëmija është i shqetësuar është të shkojë pediatri. Së pari te pediatri i fëmijës ku do kërkojnë kontakt me mjekun neurozhvillimor, po ashtu duhet të drejtohen dhe te një psikolog”, u shpreh Lorib Duro për oranews.

Ndërkohë, psikologia Lorela Bodari pohon se 90% e prindërve e kanë të vështirë të pranojnë se fëmija i tyre është autik.

“Prindërit e kanë shumë të vështirë të pranojnë se fëmija ka diçka. 90% nuk e pranojnë dhe gjithë kjo është në dëm të fëmijëve . Është faji i informacioneve që prindërit marrin shabllon në rrjetet sociale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here