6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home SHKENCË/TECH Aeroplani i ri hipersonik i Boeing, do të mund të arrinte shpejtësinë...

Aeroplani i ri hipersonik i Boeing, do të mund të arrinte shpejtësinë prej 7.400 kilometra në orë

Koncepti i aeroplani hipersonik të Boeing, do të mund të shërbente si pasues i aeroplanit SR-71 Blackbird, që mund të arrijë shpejtësinë prej 3 Mach.

Boeing prezantoi modelin dhe renderin e konceptit të aeroplanit delta-wing gjatë forumit AIA Scitech, e fjala është për fluturaken për sulm dhe mbikëqyrje që në teori do të mund të fluturonte me shpejtësi për pesë herë më të madhe sesa ajo e zërit, transmeton Telegrafi.

Kjo do të arrihej falë konfiguracionit “waverider”, që do t’i mundësonte të përdorë valët goditëse të prodhuara gjatë fluturimit, duke rritur kështu fuqinë dhe zvogëluar rezistencën.

Kjo kompani e ka quajtur Valkyrie II, e aktualisht është në fazën e konceptit. Valkyrie II është evoluim i konceptit të vitit 2018 të Boeing që quhej Valkyrie, dhe që prezanton aeroplanin hipersonik komercial që do të mund të arrinte nga Londra për në New York për vetëm dy orë.

Koncepti hipersonik po krahasohet me projektin e Lockheed Martin – SR-72, që ishte pasardhës i modelit SR-71 Blackbird.

Lockheed Martin dhe Boeing në dizajnet e tyre përdorin motorët e kombinuar për arritjen e shpejtësisë prej 3 Mach. Lockheed Martin i është bashkuar kompanisë Aerojet Rocketdyne në zhvillimin e motorit, derisa Boeing po bashkëpunon me kompaninë Orbital ATK.

SR-72 do të mund të kryente testin fluturës në vitin 2025, e pritet që shpejtësia prej 6 Mach, përkatësisht 7.400 kilometra në orë të arrihet atëherë.

SR-71 Blackbird është aeroplani më i shpejtë me ekuipazh, pavarësisht që  forcat ajrore amerikane e tërhoqën qysh në vitin 1998. SR-71 dhe koncepti i ri hipersonik me Boeing sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë ekuipazh. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments