Nga: Agron Islami

Babai i Fadil (Fazëll) Ahmet Pashë Qypryliut nuk dinte shkrim dhe lexim, por djali tij (Fadili) arriti majat e edukimit. Ai mori mesim nga dijetaret me ne ze te kohes. Keta te fundit (ne mesin e tyre edhe njeri nga historianet me ne ze, Çelebizade Aziz efendiu) Fadilit, i akorduan tutullin Myderris. Keshtu, Fadil Ahmeti do te behej njeri nga profesoret me tw rinje te kryqendres Osmane. Megjithate, oponentet politik te babait te Fadil Ahmetit, me qellim te sulmit ndaj familjes se Qyprylynjeve, kontribuan ne krijimin e nje opinioni se kinse, Fadil Ahmetit iu akordua titulli Myderris si rezultat i fuqise se familjes, e jo nga suksesi dhe talenti. Keshtu, kariera e tij pej profesori zgjati vetem disa vite… me pas u zgjodh vali ne Erzurum e Damask.. Me rastin e semundjes se Kryemnistrit Mehmet Pashe Qypryliut, me kerkesen e ketij te fundit, Fadil Ahmeti ushtroi detyren e Ushtruesit te detyres se Sadriazamit (kryeministrit, ne moshen 24 vjeçare), dhe kjo e bente byrokratin me te ri te kohes, njeherit pas vdekjes se Mehmet Pashes, sulltani e emeroi ne poziten e Sadriazamit (25 vjeç). Edhe kesaj here Fadili, prap ishte kryeministri me i ri osman. Pergatitjen e tij, te cilen e paragjykuan oponentet politik tw babait te tij, e deshmoi gjate 15 viteve te drejtimit tw shtetit Osmane nga pozita e Kryeministrit. Fadili, njihet per butesi ndaj civileve dhe per ashpersi ndaj armikut. Ishte nga kryeministrat e fundit te periudhes Klasike qe me pjesemarrje fizike drejtoi ushtrine osmane karshi Austriakeve e Italianeve. Nga kjo pozite, ai mori keshtjellen e Ujvarit ( te cilen nuk kishte arritur ta rrembej as Sulltan Sylejmani). Pas rrembimit te Ujvarit, u drajtua drejte Vjenes, e cila shkaktoi nje panik te madh tek te krishteret. Ne opinionin franceze u njohe si, “turku i forte” (“Fort Comme Un Turc”). Ishte nje udheheqes i denje i negociatave me austrohungarezet gjate terheqjes se ketyre te fundit nga zonat e Beogradit te sotem, njherit ne historine osmane njihet edhe pee reforma ekonomike ne te mire te shtetit dhe nenshtetaseve osmane.

No photo description available.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here