6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Zbulohet portreti i faraonit Amenhotep I që jetoi 3500 vjet më parë

Zbulohet portreti i faraonit Amenhotep I që jetoi 3500 vjet më parë

Nuk ishte shumë i gjatë, kishte një hundë të vogël, një fytyrë të rrumbullakët dhe flokë kaçurrelë. Pas 3500 vjetësh është bërë e mundur të rindërtohet pamja e faraonit egjiptian Amenhotep I (1525-1504 p.e.s.), falë njohurive të teknologjive moderne dhe teknikave të lashta të mumifikimit. Studiuesit e Universitetit të Kajros mundën të hiqnin fashat nga Amenhotep I, por vetëm virtualisht.

Për të shmangur dëmtimin e pakthyeshëm të mumies, studiuesit kryen një tomografi të kompjuterizuar në 3D, e cila i lejoi të shihnin në detaje se çfarë fshihnin fashat. Rezultatet e studimit janë publikuar në “Frontiers in Medicine”.

Identikiti i faraonit- “Amenhotep I ishte rreth 35 vjeç kur vdiq”, thotë radiologu dhe koordinatori i studimit Sahar Saleem në një intervistë për Guardian.

“Ai ishte rreth 169 cm i gjatë, i rrethprerë dhe kishte dhëmbë jashtëzakonisht të mirë për atë kohë.” Skanimi zbuloi gjithashtu se truri i faraonit është ende i paprekur, ndryshe nga ai i sundimtarëve të tjerë egjiptianë, si Ramses II ose Tutankhamun. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë të dhënë për shkaqet e vdekjes.

“Ne nuk kemi identifikuar lëndime apo shenja sëmundjesh që mund të justifikojnë vdekjen, përveç gjymtimeve të shumta pas vdekjes”, thotë Saleem.

Këto gjymtime ishin rezultat i kalimit të grabitësve të varreve në kërkim të thesareve në shekullin e 11-të para Krishtit.

Pasi kishin riparuar dëmet e plaçkitësve, priftërinjtë e dinastisë së 21-të e fshehën mumien në një vend në Luxor, ku ata dikur sillnin fisnikët dhe sovranët e vdekur për t’i mbrojtur nga grabitësit e varreve. Trupi i Amenhotep I u zbulua në 1881, por varri origjinal nuk u gjet kurrë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments