6.1 C
Pristina
Monday, January 24, 2022
Home KURIOZITETE Kujdes, këto bimë janë të rrezikshme të mbahen në shtëpi

Kujdes, këto bimë janë të rrezikshme të mbahen në shtëpi

Disa bimë mund të na rrezikojnë dhe ne nuk jemi fare në dijeni. Më poshtë ju sjellim gjashtë llojet e bimëve që janë të rrezikshme për shëndetin nëse i mbani brenda në shtëpi.

1. Pema bonsai-dëllinjë

Nëse ju pëlqejnë pemët, mund të tundoheni të merrni një bonsai. Por, para se ta bëni këtë, është mirë të keni kujdes se çfarë lloj bonsai merrni. Meqenëse pemët e bonsait janë nga e njëjta specie si dëllinjat e maleve, ato mund të shkaktojnë simptoma alergjie siç janë bllokimi i hundës dhe lotimi i syve.

2. Succulents

Këto bimë janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara kohët e fundit dhe ka disa arsye pse. Ato janë të vogla, të lira dhe të lehta për t’u punuar. Por ato mund të infektohen me insekte që quhen “mealybug” dhe nëse futen te bimët përhapen lehtësisht dhe vështirë se largohen.

3. Oleander Nerium

E njohur gjithashtu si oleander, kjo bimë me pamje kaq të bukur, në fakt është jashtëzakonisht helmuese. Padyshim që nuk rekomandohet ta mbani brenda shtëpisë tuaj dhe të mos i afroheni shumë nëse e keni jashtë.

4. Dieffenbachia

Këto bimë janë të lehta për t’u rritur dhe për t’u kujdesur. Por nëse keni ndonjë kafshë shtëpiake, kjo bimë nuk është për ju, pasi përmban oksalat kalciumi i cili është helmues për macet dhe qentë.

5. Kaladiumi

Ndryshe njihet edhe si krahët e engjëllit ose veshët e elefantit, këto bimë konsiderohen toksike për kafshët shtëpiake dhe njerëzit.

6. Ficus Benjamina

Ficus Benjamina, ose siç e njohim ne fikusi është një tjetër bimë që ne e mbajmë në shtëpi. Por nëse vuani nga astma dhe jeni alergjikë ndaj latexit bëni mirë mos e mbani brenda në shtëpi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments