6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Detaje që nuk i keni ditur mbi ”Vallen e Pirros”

Detaje që nuk i keni ditur mbi ”Vallen e Pirros”

«Pyrrike» ose Pirrike e njohur si “Vallja e Pirros” quhet vallja e tipit luftarak, e njohur përgjithësisht me emrin «vallja e shpatave».Vetëm për lexuesit e Gazeta Diplomacia

Në vendin tonë pyrrikja e mirëfilltë me shpata quhet «presa me tagan» dhe ekzekutohet me shpata, pa melodi e shoqërim instrumental. Ajo luhet në Shqipërinë Veri-perëndimore. Në Shqipërinë Verilindore «kcimi me shpatë kundër anmikut» (Malësi e Gjakovës e vise të tjera të Kosovës) është e afërt me të.

Në të kaluarën kjo shoqërohej me lodër e tani vonë me sharki e çifteli, ndërsa «Këlliçoja e parë» e Kukësit, shoqëruar me lodër e currle, luhet me shpatë në dorë, me shumë si element figurativ. Vallja shqiptare ka ushtruar një ndikim serioz për popujt e tjerë, veçanërisht te grekët, siç e tregojnë vetë emrat «alvaniko» «arvanitiko» dhe «çamiko».Mund tju interesojë

Vallja pyrrike si «saltatio armata» është e përhapur tek ne, në një trekëndësh të tillë: nga trajtat e hershme,

(a) me strukturën e saj klasike rron dhe praktikohet në Shqipërinë Verilindore

(b) me emrin «presa me tagan» dhe në mënyrë të pjesshme në Shqipërinë veriperëndimore

c), në jug të Shqipërisë në Labëri dhe Çamëri, treva me banorë pasardhës të Mollosëve.

Burimi: Zihni Sako / Rreth gjenezës së valles pyrrike / Kuvendi i studimeve ilire, v.IIRef: Forcelini: Lexicon totius iatinitatis: Pyrrhica.

Gravura:”Vallëzimi shqiptar i luftës” gjatë Ramazanit, (Gazeta London News i referohet valles së shpatave) 2 Tetor 1880 Richard Caton Woodville.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments