6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Legjenda e thesarit te fshehur nga Mbreteresha Teuta

Legjenda e thesarit te fshehur nga Mbreteresha Teuta

Prej shekujsh në krahinën e Mokrës qarkullon një legjendë për një thesar përrallor që është fshehur në këtë zonë. Sipas legjendës ky është thesari i mbretëreshës Teuta. Ashtu si ndodh me çdo legjendë edhe këtu ndërthuret historia reale me mitet. Në vitin 230 p.e.s Mbretëria e Ilirisë e drejtuar nga Teuta, e veja e mbretit Agron, ishte fuqizuar shumë.

Perandoria Romake e shqetësuar nga sulmet e vazhdueshme pirate në Detin Adriatik nga ilirët, pasi e kërcënoi Teutën që t’i ndërpriste ato dhe kur mbretëresha ilire u përgjigj negativisht, romakët e sulmuan Ilirinë dhe kështu nisi Lufta e Parë Iliro-Romake, që mbaroi me fitoren e romakëve dhe rrëzimin nga froni të Teutës. Kjo është pjesa e pastër historike dhe nga këtu fillon e ndërthuret legjenda. Me të filluar lufta Teuta morri masa që të mbronte thesarin mbretëror.

Kështu ajo në pranverë të vitit 229 p.e.s. urdhëroi transferimin e thesarit në drejtim të një vendi të fshehtë, të largët e të sigurtë. Thesari u transportua nëpërmjet vijës “Egnatia” në brëndi të Ilirisë, vend ky në rrjedhën e sipërme të lumit Ordaj, rreth 160 km në territoret ndërmjet këtyre vëndeve të banuara nga fiset e Dasaretëve dhe Enkelejve në territorin e qytezës së lashtë Lungë, sot fshati Llënga. Në këtë qytezë ndodhet Kanoni i Llëngës dhe N’kisura (ngushtica) e Grykës së Gurit.

Kjo ngushticë, ky vendkalim i rrugës Egnatia ndjek rrjedhën nga vendburimi i lumit Shkumbin (Ordaj). Ky ka qenë vendi i përzgjedhur për vendosjen e thesarit të mbretëreshës Teuta,i cili përbëhej nga një sasi e konsideruesme ari, argjendidhe stoli me gurë e diamante të çmuar, të cilët u ngarkuan dhe u transportuan nga 40 mushka, sasia e tyre ishte e barabartë në peshë 6000 kg. Tregohet se një njësi e specializuar ndërtuesish,devijuan rrjedhën e lumit në këtë pjesë e vendosën thesarin. Më pas ata e murosën hyrjen me një mur guri, ku si materiallidhës shërbyen gëlqere, rërë, vezë e lesh të bagëtish.

Më pas u ngrit me zhavor e gurë shtrati të lumit përpara se të ridevijohej rrjedha e lumit, duke e bërë të padallueshën këtë vëndfshehje të thesarit. Thuhet se personat që e dinin vendin e saktë u eleminuan. Kjo është legjenda. Ndër vite nuk kanë munguar kërkimet për thesarin dhe mesa duket dy vite më parë grupit të “gjuetarëve të thesareve” iu është shtuar edhe kupola drejtuese e Ministrisë së Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments