6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home KËSHILLA Ky test tregon se keni mungesë hekuri

Ky test tregon se keni mungesë hekuri

Anemia paraqet mungesë të hekurit që është i rëndësishëm për zhvillimin e rruazave të kuqe të gjakut, si edhe për transmetimin e oksigjenit në organizëm Simptomat shoqëruese kryesisht janë lodhja dhe rraskapitja, por janë të pranishme edhe shtypja e ulët e gjakut si edhe dhembja e kokës.

 Nëse dyshoni se trupi juaj ka mungesë hekuri, në radhë të parë, duhet të konsultoheni me një mjek, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mund të vëreni edhe mungesën e qelizave të kuqe të gjakut nëse e keni lëkurën të zbehtë. Një mënyrë e mirë për të kontrolluar nëse ju mungon hekuri është të shtrini krahët përpara jush me pëllëmbët e kthyera lart dhe të shtrini ose përhapni gishtat.

 Nëse rrudhat në pëllëmbën tuaj janë të lehta në krahasim me ngjyrën e lëkurës tuaj, kjo mund të tregojë qarkullim të dobët të shkaktuar nga nivelet e ulëta të hekurit. Këtë e tregon edhe rrënja më e bardhë e thoit dhe ngjyra e zbehtë e vijës së brendshme të qepallës së poshtme.

 Mënyra më e mirë për të mposhtur aneminë është të hani sa më shumë ushqime të pasura me hekur, si shega, domatja, susami, spinaqi, panxhari, brokoli, soja, butakët, hurmat, fiqtë, verë manaferre.

Anemia mund të konfirmohet vetëm me një analizë gjaku, ndaj nëse vëreni këto simptoma, drejtohuni tek mjeku dhe bëni analizat e gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kështu dukej veshja luftarake Ilire(Foto)

Inforculture.info ju sjellë një fotografi në të cilën shihet veshja të cilën luftëtarët Ilirë e përdornin në luftë Siç...

A e dini pse taksitë kanë ngjyrë të verdhë?

Saherë që keni thirrur taxin për të ju ndihmuar të shkoni më shpejt juve mbase edhe nuk iu ka interesuar të merreni...

Të gjitha të pathënat: Dëmet që i shkakton koronavirusi trupit

Pandemia solli ndryshime edhe për ata që nuk u infektuan, duke shkaktuar ndryshime të mëdha në trupin tonë, nga rënia e flokëve,...

Gjuha shqipe jehon në Netflix

“Arbëria” është një ndër filmat e rinj që liston platforma Netflix. Ndonëse produksioni i këtij filmi ka përfunduar në fund të vitit...

Recent Comments