Daut Dauti

Ende pa u bërë një orë, kur kalendari kishte shënuar datën 1 janar 1985, Michael Harrison e nxorri nga shtëpia çantën e rëndë 5 kg që brenda kishte prototipin e parë të telefonit mobil dhe shkoi afër Big Ben-it. Nga aty e thirri babain e tij, Sir Ernest Harrison, themeluesin e Vodafonit dhe ia uroi Vitin e Ri. Kjo ka qenë thirrja e parë e telefonisë mobile që është shënuar në Britani të Madhe nga telefoni që shihet në këtë fotografi.
Sot telefoni mobil është i vogël, peshon vetëm disa gram dhe secili e ka nga një. Kaq shumë ka ndryshuar bota brenda 36 viteve. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here