Nga Alberet Vataj

Sipas Lacanit konceptin e simptomës nuk e ka shpikur askush tjetër pos Marksit. A është kjo thjesht një vërejtje e mprehtë e Lacanit, analogji e paqartë, apo ka bazë teorike me vend? Nëse Marksi vërtet ka artikuluar konceptin e simptomës, të tillë si në rastin e fushës frojdiane, atëherë është e nevojshme të shtrojmë pyetjen kantiane, që ka të bëjë me “kushtet e mundësive” epistemologjike të këtij takimi: si ndodhi që analiza e Marksit për konceptin botëror të mallrave të prodhuara, në të njejtën kohë është aplikuar edhe në analizën e ëndrrave, fenomeneve histerike etj?

Përgjigja qëndron në homologjinë bazë të procedurës së interpretimit mes Marksit dhe Freudit më konkretisht mes analizës së tyre për mallin dhe ëndrrën. Në të dy rastet është e nevojshme të shmanget magjepsja fetishiste mbi “përmbajtjen” e cila fshihet prapa formës: “fshehtësia” të cilën duhet ta zbulojë analiza nuk është përmbajtja të cilën e mbulon forma (forma e mallit, forma e ëndrrës), mirëpo krejt e kundërta, “fshehtësia” është formë në vetëvete. Kuptueshmëria teorike e formës së ëndrrës, hyrë nga manifestimi i përmbajtjes te “bërthama e saj e fshehtë” nuk është në atë te të menduarit e ëndrrave të fshehta, por përgjigja në pyetjen: pse ëndrrat e fshehura e kanë marrë këtë formë, pse ato janë transponuar në formën e ëndrrave?

Njejtë vlen edhe për mallin: problemi nuk është që të hyjmë deri te “bërthama e fshehur” e mallit – përcaktimi i vlerës së tij, mirëpo që të qartësojmë pse puna ka marrë formën e vlerës së mallit, pse mundet që karakterin e saj social ta ushtrojë vetëm në formën e mallit, të produktit të vet.

Ankesa famëkeqe rreth “panseksualizmit” që përshkon interpretimin e ëndrrës nga Freudi është gjë e ditur tashmë. Kritiku i papërshtatshëm i psikanalizës Hans-Jurgen Enseck më herët pati vërejtur një paradoks vendimtar të qasjes freudiane për ëndrrën: sipas Freudit qenka dëshira seksuale e cila artikulohet në ëndrrat e pavetëdijshme dhe në të njejtën kohë natyra seksuale që është e kundërt me shumicën e rasteve të cilat vetë Freudi i ka analizuar, ëndrra e famshme e infektimit të Irmës.

Mendimi i fshehur që ishte i artikuluar në këto ëndërra është rrekje e Freudit që të argumentojë me argumente të tipit “shkaktar i mossuksesit nuk jam unë, mirëpo e gjithë radha e rrethanave…” t’i bishtnojë përgjegjësisë e tij për mossuksesin në shërimin e pacientes së tij Irmës; por kjo “dëshirë”, kuptim i ëndrrës, me gjasë nuk është as e pavetdijshme e as natyrë seksuale (mossuksesi i shërimit të Irmës e kishte shqetësuar Freudin ditë e natë). Kjo qasje ngrihet në themelin e gabimit teorik: në gabimin e identifikimit të dëshirave të pavetëdijshme, që bëhen pjesë në ëndërr me “mendimet e fshehura në ëndërr” që nuk ka asgjë “të pavetëdijshme”: ky mendim është gjithsesi “normal” dhe mund të artikulohet përmes sintaksës dhe gjuhës së zakonshme; shikuar në mënyrë topologjike bie në sistemin e “të vetëdijshmes / paravetëdijshmes”; subjekti është parimisht dhe jashtëzakonisht i vetëdijshëm; parreshtur ndjek… Ky mendim është nën kushtet e caktuara të shtypjes në anën e ligjit nënshtrues “të procesit primar”, që është i përkthyer në “gjuhën e së pavetëdijshmes”. Krahasimi mes “mendimit të fshehur” në atë çka emërojmë si “manifestim të përmbajtjes” së ëndrrës – apo teksti i ëndrrës, manifestimi i plotë i ëndrrës, kësisoj përputhet në raport me disa mendime krejtësisht “normale” të (para) vetëdijshme dhe përkthimin te tyre në “rebusin” e ëndrrës. Përmbajtjet esenciale të ëndrrave kështu nuk janë “mendimet e tyre” të fshehura, mirëpo ato janë vetëm mekanizëm i rizhvendosjes dhe grumbullimit, formimit të përmbajtjes së fjalës që i sjell forma e ëndrrës.

Prandaj prej këtu del themeli i keqkuptimit: nëse kërkojmë “fshehtësinë e ëndrrës” në përmbajtje të fshehur, e cila fshihet prapa tekstit të manifestueshmërisë së saj, jemi të ndëshkuar për zhgënjim: e gjitha çfarë mund të presim për të gjetur është diçka krejt “normale”- megjithëse natyrisht mendim i pakëndshëm i cili në asnjë mënyrë nuk është i “pavetëdijshëm”, natyra e tij është pothaujse seksuale. Ky mendim “normal” i vetëdijshëm/paravetëdijshëm nuk është i shtyrë në pavetëdije, është i shtypur thjeshtë për shkak të marrëdhënies së “papranueshme” ndaj të vetëdijshmes, mirëpo për këtë është si një ndihmës në një lloj “lidhje të shkurtër” me ndonjë dëshirë tjetër, e cila është e shtypur dhe në të pavetëdijshmen, me dëshirën që me “mendimin e ëndrrës së fshehur” nuk ka asgjë të përbashkët. “Deri te ky trajtim abnormal psikik i serisë së mendimit”-të zakonshëm dhe të tillë që artikulohet në gjuhën e zakonshme: në sintaksë “procesi sekondar” “ vjen më vonë nëse të është sjellur dëshira e pavetëdijshme e cila buron nga fëmijëria dhe gjendet në anën e shtypur”.

Saktësisht kjo e pavetëdijshme/dëshirë seksuale është ajo që nuk ka fuqi të reduktohet në “seri normale të mendimit”, që nga fillimi në mënyrë të konsiderueshme ajo është shtypur (Freud,”Shtypja”) në gjuhën “normale” të komunikimit të përditshëm, në sintaksë i vetëdijshmi dhe i pavetëdijshmi nuk kanë “origjinalitet”; e vetmja hapësirë që e zë është në mekanizmin e “procesit primar”. Kjo është arsyeja pse interpretimin e ëndrrave ose simptomës në përgjithësi nuk guxojmë ta reduktojmë në “mendim të fshehur të ëndrrës” në gjuhën “normale” të komunikimit të përditshëm intersubjektiv (Formula e Habermasit). Struktura është gjithmonë e trefishtë; gjithmonë duhet ta bëjmë me tre elemente: me tekstin e manifestimit të ëndrrës, përmbajtjes së fshehur të ëndrrës apo mendimit dhe dëshirës së pavetëdijshme që është artikuluar në ëndërr. Kjo dëshirë lidhet në ëndërr, hyn në hapësirën mes mendimit të fshehur dhe tekstit të manifestimit; në marrëdhënien deri te mendimi i fshehur ajo nuk është “më e fshehur apo më e thellë”, përkundrazi ajo është më në “sipërfaqe”, në përgjithsi përbëhet nga mekanizmi i shenjuar dhe një rrokjeje që mendimi i fshehur iu ka nënshtruar. Thënë ndryshe ai vepron vetëm si formë e “ëndrrës”: vlera e vërtetë e ëndrrës (dëshirës së pavetëdijshme) është e shprehur në pjesën e ëndrrës, në përpunim me “përmbajtjen e fshehtë të saj. Freudi shpesh ka formuluar (megjithëse çuditërisht shpesh) vëzhgime të cila paraqesin bazë të parimit universal: “Potezat formale të ëndrrave apo ëndërrimeve janë çuditërisht shpesh të përdorura për prezantimin e përmbajtjeve të mbuluara”. Prandaj kjo është bazë e paradoksit të ëndrrës: dëshira e pavetëdijshme, gjoja bërthama e saj më e fshehur, artikulohet saktësisht përmes punës së mbuluar të thelbit “të ëndrrës”, mendimeve të saj të fshehura, përmes shtrembërimit të këtij thelbi të përmbajtjes me përshtatjen e rebusit të ëndrrës. Freudi në mënyrë tipike në fund përmblodhi në vërjtjet e shtuara në vitin 1925:

“Më herët më është dukur jashtëzakonisht vështirë që t’i ushtroj lexuesit në dallimin mes përmbajtjes së manifestuar të ëndrrës dhe mendimet e fshehura të ëndrrës. Gjithmonë kanë përmendur argumente dhe kundërshti të cilat i kishin themeluar në interpretimin e ëndrrave, ashtu siç i kanë mbajtur mend dhe se nuk janë menduar për to se është nevoja të interpretohen. Kështu që kur analistët kanë bërë të paktën një pranim të heshtur, se është nevoja që manifestimin e ëndrrave të zevendësojmë me domethënien e cila fshihet prapa interpretimit të tyre, shumë prej tyre kanë shkaktur edhe gabimin tjeter, te i cili  po ashtu me këmbëngulësi insistojnë. Kërkojnë thelbin e ëndrrës në mendimin e tyre të fshehtë dhe në të injorojnë dallimin mes mendimeve të fshehura të ëndrrës dhe pjesën e ëndrrës. Ëndrrat në thelb nuk janë asgjë tjetër pos formë e veçantë e mendimit, të cilën e mundësojnë rrethanat gjatë fjetjes. Kjo formë e krijon pjesën e ëndrrës; mu kjo është thelbi i ëndrrës dhe i cili e sqaron veçoritë e saj.”

Freudi këtu vazhdon në dy hapa:

Së pari është e nevojshme të ndërrohet përshtypja, që ëndrrat janë të thjeshta dhe përzierje e parëndësishme, një ç’rregullim të cilin e shkaktojnë proceset psikologjike dhe kësisoj nuk ka asnjë lidhje me kuptimin. Thënë ndryshe është e nevojshme që të bëhet hapi kyç drejt afrimit hermenutik dhe rrokjes së ëndrrës si fenomen i rëndësishëm, si drejtuese e porosisë të së shtypurës, e cila na i fsheh procedurat e interpretimit.

Pas kësaj është e nevojshme t’i shpëtojmë joshjes prej thelbit të kuptimit, prej “kuptimit të fshehur” të ëndrrës – prej përmbajtjes, e cila fshihet prapa formës së ëndrrës, si dhe përcjelljes me vëmendje në vetëm këtë formë, në pjesën e ëndrrës në të cilën janë nënshtruar “mendimet e fshehura të ëndrrës”.

Këtu nuk guxojmë të neglizhojmë, pothuajse është artikulim i njejtë në të dy hapat të cilin e hasim gjithashtu edhe te analiza e Marksit për “formën e fshehtë të mallit”. Së pari është e nevojshme të rregullojmë përshtypjen se vlera e mallit krejt rastësisht varet për shembull nga loja e ndërsjellë mes ofertës dhe kërkesës.

“Vendosja e shumës së vlerës me kohën e punës është kështu fshehtësi që mbulohet prapa asaj që ndodhë në lëvizjen e vlerës relative të mallit. Zbulimi i kësaj fshehtësie të heqjes së dukjes sipërfaqësore kinse shuma e vlerës së produktit  përcaktohet thjesht rastësisht e kurrsesi ajo nuk përcaktohet nga forma e tij e vërtetë”.

Ashtu siç e thekson Marksi se “megjithatë”: zbulimi i fshehtësisë nuk mjafton. Ekonomia politike klasike borgjeze e ka gjetur “fshehtësinë” e formës së mallit; megjithatë kufizimi i saj qëndron në atë se nuk është  e mundur të përjashtohet nga kjo joshje prej fshehtësisë e cila është e mbuluar prapa formës së mallit – vërejtja e saj është se koncepti i burgosur i punës është i vetmi burim i pasurisë. Thënë ndryshe, ekonomisë politike klasike i interesojnë thjeshtë përmbajtjet që fshihen prapa formës së mallit për shkak të së cilës nuk mund të shpjegojë fshehtësinë e vërtetë, mund të shpjegojë vetëm fshehtësinë në sfondin e formës, por jo fshehtësinë e vetë formës. Me gjithë sqarimin mjaft të saktë të “fshehtësisë së shumës së vlerës” prapa fshehtësisë së ekonomisë politike klasike kanë mbetur mallra të fshehura, gjëra enigmatike – njejtë vlen edhe për ëndrrat: po ashtu edhe te ëndrrat kur kemi shpjeguar kuptimin e tyre të fshehtë, mendimin e tyre të fshehur, mbesin fenomene engimatike; ajo çka është e paqartë është forma e tyre, proces ky me të cilin kuptimi i fshehur e merrë këtë formë.

Për këtë është e rëndësishme që në hapin e fundit të mëtutjeshëm të bëjmë analizën e gjenezës së vetë formës së mallit. Nuk mjafton që ta reduktojmë në thjeshtë në thelb të fshehur, është e nevojshme të shqyrtohet procesi homolog i “pjesës së ëndrrës” -, me të cilin përmbajtja e fshehur e merrë formën e tillë, sepse, siç thekson Marksi: “Prej nga rrjedhë karakteri i produktit të punës, sapo e merr formën e mallit? Me sa duket nga vetë kjo formë.” Ekonomia politike klasike nuk është e aftë ta bëjë këtë hap në gjenezën e formës, dhe në këtë është mungesa e saj thelbësore:

“Ekonomia politike edhe pse në mënyrë sipërfaqësore pa dyshim e ka analizuar vlerën dhe shumën, dhe e ka zbuluar përmbajtjen, e cila është fshehur prapa kësaj forme. Megjithatë ajo asnjëherë nuk e ka shtruar pyetjen, pse disa përmbajtje kanë marrë pikërisht këtë formë, pse puna është e shprehur në vlerë dhe pse krahasimi i punës me kohëzgjatjen e saj është shprehur me shumën e vlerës së produktit”

“Provo Përsëri- Dështo më mirë”, Slavoj Žižek

Përktheu Arlind Manxhuka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here