Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në fakt, edhe pse provat e para të shkrimit vijnë nga kuneiforma sumeriane 5000-vjeçare, njerëzve iu desh 1 mijëvjeçar tjetër për të përsosur metodën e renditjes së gjuhës, që shumica prej nesh e mësojnë tani që fëmijë

Nga Cody Cottier

Alfabeti duket se është shpikur për hrë të parë nga punëtorët semitë në Egjipt gati 4000 vjet më parë. Skema që krijuan ata, e njohur si shkrimi Proto–Sinaitik, ishte një përpjekje për të ripërdorur hieroglifet për gjuhën e tyre.

Egjiptologët zbuluan të parën nga këto mbishkrime në dekadat e para të shekullit XX-të, duke vënë në dukje ndikimin e tyre të qartë hieroglifik. Ato u gjetën në Gadishullin e Sinait, prandaj studiuesit supozuan se alfabeti proto–sinaitik e kishte origjinën atje, rreth vitit 1600 para Krishtit.

Vetëm në vitet 1990 egjiptologu i Universitetit të Jeilit, Xhon Darnell dhe gruaja e tij, DeboraDarnell, gjetën një paraardhës më të vjetër në mbishkrimet në Vadi El–Hol ose “Lugina e Terrorit”, një vend që ndodhet përgjatë lumit Nil në Egjipt.

Ato datojnë afërsisht në vitin 1800 Para Krishtit. Mbishkrimet nuk janë përkthyer ende plotësisht, por disa shkronja janë deshifruar. Madje disa prej tyre, janë qartësisht të kuptueshme në gjuhën angleze, pa nevojën e përkthimit. Për shembull, germa M na vjen pa shumë modifikime.

Semitët duket se e kanë huazuar hieroglifin për termin “ujë”, një vijë e valëzuar, për të përfaqësuar tingullin fillestar me fjalën e tyre për ujë “mem”. Gërma A, filloi si simboli i kokës së një demi, por në gjuhët e njëpasnjëshme, ajo u shndërrua shpejt në një formë të dallueshme.

ABC-të e lashta

Dallimi kryesor midis sistemeve më të vjetra të shkrimit – të quajtura ortografi – dhe alfabeteve tona moderne, qëndron tek njësitë e të folurit që përfaqësojnë ato. Shkrimi kuneiform shënonte fjalë ose rrokje të tëra me formën e pykave. Egjiptianet dhe kinezët arritën të njëjtën gjë përmes një sërë hieroglifesh dhe gërmash.

Por për shkak se gjuhët përfshijnë shpesh dhjetëra mijëra fjalë dhe qindra rrokje, zotërimi i plotë i këtyre skemave, kërkonte një përkushtim që mund ta kishin dikur vetëm skribëtprofesionistë. Nga ana tjetër, një alfabet i ndan fjalët, dhe më tej rrokjet në fonema, të cilatjanë grupi i tingujve themelorë që shërbejnë si blloqe ndërtimi të një gjuhe.

Në gjuhën angleze ka 26 gërma të menaxhueshme (megjithëse gjuha përmban në fakt 44 tinguj). Më pas këto fonema mund të kombinohen për të formuar morfema, njësi më të vogla kuptimplota të gjuhës. Në një gjuhë jo-alfabetike, disa ose të gjitha do të përshkruheshin me një simbol të vetëm, në vend të një vargu fonemash.

Teknikisht, Proto–Sinaitikja nuk ishte në fakt një alfabet i vërtetë. Ajo ishte më saktë njëAbjad: një sistem shkrimi i lidhur para së gjithash me bashkëtingëlloret, ku zakonisht lexuesibazohet tek zanoret mbi kontekstin dhe të kuptuarit paraprak të fjalorit dhe shqiptimit.

Nganjëherë, por jo gjithmonë, zanoret tregohen me shenja diakritike. (Megjithëse ato janë të rralla në ditët e sotme, Abjadët e shquar modernë përfshijnë arabishten dhe hebraishten).

Shpikja e alfabetit

Përsëritja tjetër e alfabetit pas atij Proto–Sinaitik, Fenikas , i hoqi zanoret e tij, por me vetëm 22 simbole, ai ishte aq i përshtatshëm për t’u përdorur, saqë mund ta kuptonin shumica e njerëzve, edhe pse me pak vështirësi. Ai u bë shumë popullor, duke u përhapur përfundimisht në Perëndim përgjatë Detit Mesdhe.

Së shpejti nisi të përdoret nga grekët, duke na dhënë në të njëjtën kohë shembullin e parë të plotë të një alfabeti dhe një term për të, “alfabet” një term rrjedh nga dy shkronjat e para të gjuhës, Alfa dhe Bbeta. Megjithatë, kontributi më i madh i Greqisë së lashtë ishte shtimi i zanoreve.

Me kalimin e kohës, etruskët në Gadishullin Italian, mësuan të bënin të njëjtën gjë. Më pas ia lanë trashëgim këtë praktikë Perandorisë Romake të sapokrijuar. Rezultati ishte alfabeti latin, i cili ka arritur dominimin global në një shkallë, që i tejkaloi edhe ëndrrat më të çmendura të Jul Çezarit.

Ajo është themeli i anglishtes, dhe falë kolonizimit evropian edhe i shumë gjuhëve të tjera. Por alfabetet dhe hibridët e tyre, janë pothuajse të kudondodhura në mbarë botën. Alfabeti cirilik – i përdorur nga gjuha ruse dhe gjuhë të tjera në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore – e ka prejardhjen nga greqishtja.

Devanagari – shkrimi i gjuhës hindu, nepaleze dhe sanskrite, si dhe e një morie dialektesh të Azisë Jugore – ka të ngjarë të ketë ardhur nga një gjuhë semite (ndoshta aramaishtja, të cilën e fliste Jezu Krishti). Në një farë kuptimi, stili i komunikimit të shkruar që përdorin sot miliarda njerëz, është thjesht një evolucion i hieroglifeve që dekorojnë varrin e faraonit tëfamshëm egjiptian Tutankamun. / “Discover Magazine” – Bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here