6.1 C
Pristina
Monday, January 17, 2022
Home SOCIALE Çfarë është narcisizmi? Si t’ia dilni me një person narcisist?

Çfarë është narcisizmi? Si t’ia dilni me një person narcisist?

Fjala “narcisist” vjen nga një mit grek, ku një i ri u dashurua me pasqyrimin e tij në një liqen të vogël në pyll.

Narcisizmi është prirja e të menduarit shumë mirë për veten, pa i marrë fare parasysh kritikat e të tjerëve. Një narcisist është një person në thelb egoist, i vetëkënaqur dhe i etur për vëmendje. Këto mund të jenë cilësi të shumë personave, por jo gjithmonë janë shprehje të një çrregullimi mendor.

Kur bëhet problem narcisizmi? Sipas psikologëve, narcisizmi bëhet problem kur fillon të dëmtojë marrëdhëniet me të tjerët dhe të fillojë të ndryshojë imazhin për veten. Kur shprehet në formë ekstreme, bëhet edhe çrregullim personaliteti mendor.

Personat që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit narcisist kanë dëshirë të pashtershme për t’u lavdëruar nga të tjerët. Atyre nuk i intereson askush, aq më tepër kritikat që marrin prej të tjerëve. Mbi të gjitha, shndërrohen në persona bullizues (ngacmues) për të tjerët. Imazhi i fryrë i një narcisisti shpesh maskon një frikë që ata nuk e kuptojnë. Kur dikush i ngacmon egon ose i fyen, narcisistët mund të reagojnë mjaft keq. Mund të kalojnë në poshtërime, përçmime, madje dhe në provokim frikërash tek të tjerët. Madje shpesh narcisizmi lidhet me nivele të larta të agresionit dhe dhunës në faza të avancuara.

Një dozë e vogël narcisizmi mund të jetë një gjë e mirë. Mund të ndihmojë në rritjen e vetëvlerësimit dhe të japë më tepër gëzim. Persona të tillë kanë më pak gjasa të bien në depresion, të ndihen të vetmuar apo të shkurajuar. Madje persona të tillë shpesh paguhen edhe më mirë, pasi janë persona që shprehen shumëmirë në publik.

Por si mund ta përballojmë një person të tillë?

Së pari, duhet të vendosim kufij dhe t’i detyrojmë persona të tillë të mos i shkelin këto kufij.

Së dyti, kritikoni me butësi. Është e sigurtë që nëse i kritikoni, do t’ju kthehen ashpër. Ndaj mundohuni qëgjatë kritikave të jeni më elastikë me persona të tillë.

Së treti, largohuni kur ata inatosen. Provoni të bashkëbisedoni sërish me ta në momentin që do të jenë mëtë qetë.

Së katërti, mos debatoni me ta, pasi është më e mundur të mos dëgjojnë kur u flisni.

Si mund të trajtohet një çrregullim i personalitetit narcisistik? Nuk ka ende një protokoll me trajtimin e duhur për narcisistët. Janë hedhur ide se psikoterapitë me psikologët janë parë të efektshme, por ende nuk ka një protokoll standard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

6 sëmundjet, simptomat e të cilave ngatërrohen lehtësisht me sëmundje të tjera

Ataku i zemrës/ataku i panikut Ndonjëherë është shumë e vështirë të dallohet një goditje në zemër nga një atak...

“Pa në ëndërr Enver Hoxhën,për këtë arsye vuajti 7 vjet në Spaç”

“Në fundin e viteve ’70-të, teksa shkruante veprën e tij të famshme “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare...

Nënë Tereza e dinte pse po përdorej nga Tirana!

Ben Andoni “Në këtë intervistë për “Milosao”, një nga studiuesit më të mirë të saj, shqiptaro-britaniku Gëzim Alpion më...

A e dini se në cilin vit, u prodhua për herë të parë dinamiti?

Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, më 14 korrik të vitit 1867, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin.

Recent Comments