6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home SHKENCË/TECH ‘Lamtumirë’ pistës më të lartë të skive në botë – Ngrohja globale...

‘Lamtumirë’ pistës më të lartë të skive në botë – Ngrohja globale shkatërron resortin më të njohur globalisht!

Njëherë e një kohë, në Chacaltaya të Bolivisë, vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit La Paz, ishte resorti më i lartë i skive në botë, me 5399 metra mbi nivelin e detit. Sot ai destinacion popullor për entuziastët e sporteve dimërore në Andet Boliviane është kthyer në një relike të shkatërruar të ndryshimit të klimës.

Akullnaja tregoi shenja të rënies së saj që në vitin 1998, kur regjistroi një sipërfaqe jo më të madhe se 7 %krahasuar me atë të vitit 1940 dhe më pas në vitin 2009 u zhduk plotësisht.

Ky nuk është një rast i izoluar: në 50 vitet e fundit, Bolivia në fakt ka humbur rreth gjysmën e akullnajave të saj dhe ekspertët thonë se gjërat do të përkeqësohen ndërsa ngrohja globale vazhdon. Sipas Atlasit të Akullnajave dhe Ujërave të Andeve, botuar në 2018 nga UNESCO dhe fondacioni norvegjez GRID-Arendal, “ngrohja e parashikuar do të bëjë që Bolivia të humbasë 95 %të ngricës së saj të përhershme deri në vitin 2050”.

Sipas disa parashikimeve, temperatura në Ande mund të rritet me dy deri në pesë gradë Celsius deri në fund të shekullit të 21-të. Problemi i zhdukjes së akullnajave të Bolivisë sigurisht që nuk shqetëson vetëm entuziastët e skive, por ka pasoja shumë më serioze: për shembull, ai ka një ndikim të konsiderueshëm në furnizimin me ujë të miliona bolivianëve.

Gjatë periudhave të thatësirës, ​​shkrirja e akullit siguron deri në 85 % të nevojave për ujë të La Paz-it dhe disa herë në pesë vitet e fundit banorët e saj janë detyruar të racionojnë ujin pikërisht për shkak se akullnajat janë gjithnjë e më të “varfra””.

Fermerët në pllajën mbi La Paz janë prekur gjithashtu. Ofertat dhe lutjet për Nënën Tokë, një hyjni tradicionale, janë shtuar. Karina Apaza, një biologe në Universidad Mayor de San Simon komentoi: «Deri pak vite më parë vetëm ‘mjedisi’ shihej si një pengesë për rritjen ekonomike, por nëse ndikoni në të, kë po ndikoni? Veten”. Focus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë

Kryeqendra e Izraelit, Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, teksa rritja e shpejtë e inflacionit ka...

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia...

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Formula e saktë që ju llogarit sa orë duhet të flini

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës...

Recent Comments